LAJMI I FUNDIT:

KEMM: Mediat nuk duhet të keqpërdoren për të bërë thirrje për radikalizëm

KEMM: Mediat nuk duhet të keqpërdoren për të bërë thirrje për radikalizëm

Këshilli për Etikë të Mediave në Maqedoni (KEMM) reagon me shqetësim të madh ndaj shpeshtimit të rasteve të keqpërdorimit të disa mediave, posaçërisht në aspekt të situatës së tanishme politike, për përhapje të shpekulimeve, propagandës dhe të pavërtetave, që do të mund të forconin tendosjet dhe të çojnë në trazira të mundshme në shoqëri, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas KEMM-së, është shqetësuese manyra e informimit të mediave ku hasen raportime gazetareske të njëanshme dhe informacione që përmbajnë thirrje për mobilizim të qytetarëve në shërbim të mbrojtjes së interesave të partive të caktuara politike.


KEMM-ja rikujton se mediat nuk duhet të keqpërdoren për të bërë thirrje për bashkim të individëve dhe grupimeve për sjellje radikale dhe procese që shqetësojnë rendin de qetësinë publike.

KEMM-ja kërkon reagimin edhe të institucioneve tjera, përfshirë Agjencinë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, si edhe Prokurorinë Publike që të dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe të nxitjes, si edhe në marrjen e hapave të patjetërsueshme sipas ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori