LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Zhvillimi ekonomik nuk bëhet “tu pa tu bo”, shumica e qytetarëve po protestojnë sepse nuk kanë vende pune

Kelmendi: Zhvillimi ekonomik nuk bëhet “tu pa tu bo”, shumica e qytetarëve po protestojnë sepse nuk kanë vende pune

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe presidenti e ‘Elkos group-Etc’, Ramiz Kelmendi edhe njëherë ka drejtuar kritika në drejtim të dikastereve përkatëse qeveritare që merren me zhvillimin ekonomik të vendit.

Kelmendi ka vlerësuar se për të pasur sukses në çështje ekonomike, njerëzit që janë përgjegjës duhet pasur një dinamikë, afat dhe përgjegjësi kohore garantuese. “Edhe mundet edhe duhet që arka fiskale të implementohet brenda 30 ditëve. Edhe mundet edhe duhet që politika fiskale të futet në funksion të mbështetjes së zhvillimit prodhues në Kosovë brenda 90 ditësh. Rezultatet e para që do të prekeshin nga këto çështja duhet vërtetuar brenda 180 ditëve”, ka deklaruar Kelmendi.


I ftuar në emisionin ‘Rrokum rroll’, Kelmendi kritikat i ka bazuar në faktet dhe shembuj nga përvoja e suksesshme biznesore dhe bagazhi politik.

Ai ka deklaruar se edhe qytetarët që po protestojnë, shumica e tyre po dalin për shkak se nuk kanë vende pune. Kelmendi më tutje është ndalur tek çështjet dhe problematikat konkrete që kanë çuar në këtë gjendje, e që sipas tij kanë mundësi për zgjidhje, nëse njerëzve dhe ekspertëve përkatës u besohet puna. “Ishte një lajm jo fortë i mirë, në njëfarë forme dëshpërues, siç thotë populli shuplakë për afarizmin në vend”, deklaroi Kelmendi lidhur me lajmin se Kosova ka të drejtë të eksportojë vetëm biskota.

“Duhet, të gjitha forcat dhe ekspertët ekonomik që të lëvizim ekonomikisht. Lëvizja ekonomike shkon në fillim ngadalë por kur lëviz më nuk ndalet”, tha Kelmendi, I cili më tej shtoi se “Sa më shumë që e zhvillojmë pjesën ekonomike, aq më stabile e kemi edhe pjesën e qytetarëve. Shumica e qytetarëve që dalin në protestë ndoshta nuk dalin për ato kauza por për vende pune. Nëse arrihet të krijohen vende pune, atëherë protestues do të jenë më pak, ndoshta do të mbesim vetëm militantë”, theksoi Kelmendi.

Duke folur për disiplinimin e ekonomisë së tregut, deputeti Ramiz Kelmendi përmendi arkat fiskale. Ai tha se qytetarët tashmë po vetëdijesohen se pagimi i tatimeve u kthehet në investime nga ana e Qeverisë. “Arka fiskale është njëri prej elementeve që e disiplinon ekonominë e tregut dhe e tregon ekonominë reale. Derisa nuk i kemi arkat fiskale, që implementohen deri në 95 për qind atëherë nuk kemi të dhëna të ekonomisë reale”.

“Një pjesë e madhe janë vetëdijesuar që arka e fiskale dhe pagesa e tatimeve është e ardhmja e tyre dhe pjesë e investimeve që bën qeveria për ta”, tha Kelmendi.

Ndonëse është pjesë e partisë që është në pushtet, Kelmendi u shpreh kritik sa i përket strategjisë për zhvillim ekonomik. Sipas tij, Qeveria duhet të bëjë një strategji ekonomike bazuar në planifikim sepse sipas tij nuk ka zhvillim ekonomik “tu pa tu bo”. “Nuk bëhet zhvillimi ekonomik ‘tu pa tu bo’. Nuk ka zhvillim pa strategji dhe planifikim. Duhet studiuar gjërat. Qeveria duhet të krijojë në çdo ministri grup punues për sektore të caktuara për të fuqizuar ato. Edhe nëse i punësojmë 200 mijë persona ne na duhen së paku 20 mijë ekspertë të jashtëm që të na mësojnë për teknologjitë e reja”, tha tutje Kelmendi.

Kur u pyet nëse Kosova ka model për zhvillim ekonomik, Kelmendi tha se për fat të keq ai duhet të ndryshuar, duke shtuar se PDK dhe LDK kanë njerëz që mund ta bëjnë ndryshimin. “Unë mund të ju them se nëse nuk ndryshohet, për fat të keq nuk do të ketë zhvillim ekonomik. Ky është mendimi i imi. Puna shihet në mëngjes. Ne duhet t’i bëjmë ndryshimet tona sepse ka njerëz në dy partitë më të mëdha tona që mund ta bëjnë këtë”, tha Kelmendi. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori