LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Thaçi e Mustafa, duhet të ndiqen penalisht

Kelmendi: Thaçi e Mustafa, duhet të ndiqen penalisht

Eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se çështja e ndërtimit të kolonisë serbe të quajtur “Lugina e Diellit” hyn në kuadër të planit serbomadh për serbizimin e Kosovës gradualisht, dhe me përkushtim shkallë-shkallë, pasi që qeveritarët e Kosovë nuk po tregojnë as minimumin e ushtrimit të përgjegjësisë shtetërore dhe të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

Ai ka pohuar për gazetën “Kosova Sot” se fillimi i ndërtimit të kolonive serbe në Veri të vendit është pasojë e bartur, që nga bisedimet e filluara në Vjenë në vitin 2004, e sidomos pas vitit 2007, pas fillimit të bisedimeve direkte Kosovë-Serbi, kur është lejuar realizimi i planit serb për krijimin e komunave me pushtet- autoritet të lartë tipik shovinist dhe duke lejuar rivendosjen me pushtimin e Veriut të Kosovës.


Kulmi i këtij projekti, sipas Kelmendit, është vendosur në vitin 2013 me marrëveshjen e Thaçi-Daçiq dhe atë të vitit 2015 të Mustafës e Vuçiqit, kur, sipas tij, edhe është vendosur guri themeltar i shtetit më të ri serb në Kosovë me Asociacionin e komunave me shumice serbe.

Kelmendi kërkon që pushtetarët, të cilët lejuan një projekt të tillë, Thaçi e Mustafa, duhet të ndiqen penalisht.

“Natyrisht se këta pushtetarë duhet të merren në përgjegjësi nga ana e Kuvendit të Kosovës. Po mbi të gjitha kërkohet ndjekje penale nga ana e Prokurorisë Speciale për vepër penale nga nenet 123 dhe 125 të Kodit Penal. Kemi nga këta pushtetarë kryerje të një veprimtarie të rëndë të rrezikimit territorial të shtetit. E për këtë, dënimet shkojnë deri me burg të përjetshëm. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë përgjegjës kryesorë për këtë gjendje. Ata ia kanë lejuar pushtetin serb. Dhe, tash kuptohet, se është duke u zhvilluar procesi i serbizimit të këtyre vendeve shqiptare”, tha prof. Kelmendi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori