LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Pandemia ka prekur çdo biznes privat, duhet një menaxhim më i mirë i situatës

Kelmendi: Pandemia ka prekur çdo biznes privat, duhet një menaxhim më i mirë i situatës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe afaristi, Ramiz Kelmendi  ka folur për situatën e pandemisë COVID-19 në vend, ku tha se do duhej një menaxhim më i mirë i situatës.

Kelmendi theksoi se qysh nga fillimi i pandemisë do të duhej të kishte bashkëpunim mes kryeministrit dhe presidentit.

“Nga fillimi ka qenë një menaxhim që ka mundur të jetë më bashkëpunues, kryeministër-president. Liderët duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët institucionale, dhe kjo ka munguar. Kam menduar që menaxhimi i pandemisë do të ishte më dinamik dhe bashkëpunues”, ka thënë Kelmendi.

Ai theksoi se situata e pandemisë në aspektin ekonomik ka prekur bizneset private dhe jo ato shtetërore, përcjell Telegrafi.

“Ai që thotë që nuk e ka prek kompaninë, ai nuk është në rregull. Pandemia e prek çdo biznes përveç institucioneve të shtetit”, tha ndër të tjera ai.

Ai po ashtu ka folur edhe për situatën politike në vend, ku tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) me veprimet e tyre janë duke bërë presion mbi deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mënyrë që të ata të bëjnë koalicion në të ardhmen me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas tij, LVV me këtë presion që është duke bërë mbi deputetët e LDK-së, duan që në të ardhmen t’ua fitoj simpatizuesit, LDK-së.

Kelmendi tha se LDK-ja po duket e vetmuar në koalicionin qeverisë.

“Deputetët e LVV-së duke bërë presion, duke pamundësuar, si kjo që ishte dje raportimi i ministrit Agim Veliut në Komision, LVV po përdor një politik që të shtyj një koalicion të ardhshëm tjetër të mundshëm. Deputetët e LVV-së po bëjnë presion të madh mbi deputetët e LDK-së, dhe deputetët e LDK-së po duken që janë të vetmuar në koalicionin e tashëm qeverisës dhe si tentim është që ta shtyj LDK-në bashkëpunim me PDK-në, dhe pastaj këtë presion që po ia bën LDK-së duke e bërë të pasigurt në vendimet e veta, ta shtyj të bëjë një koalicion të fuqishëm me PDK-në, e që i nevojitet Kosovës në mënyrë që të fitoj simpatizantë nga LDK-ja”, ka thënë Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori