LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Letrat e Thaçit, joligjore dhe jashtë kompetencave

Kelmendi: Letrat e Thaçit, joligjore dhe jashtë kompetencave

Përpos që është vonë është edhe e paligjshme forma se si Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar Prokurorisë për hetimin vrasjeve të gjatë dhe pasluftës, ka thënë anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muhamet Kelmendi në Ora e Fundit në Klan Kosova.

“Forma e komunikimit të Thaçit me Prokurorinë me këto katër letra nuk ka ndodhur askund më parë. Është përzierje në Prokurori dhe Gjykata. Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe joligjore, njashtu edhe jashtë kompetencave”, ka deklaruar Kelmendi në Ora e Fundit.


Sipas anëtarit të AAK-së, Thaçi është dashur që nga pozicione të tjera dhe forma të tjera të adresojë këto çështje.

“Është dashur të merremi shumë më herët me këtë çështje. PDK-ja i ka 10 vjet që është në pushtet, kush i ndalojë që të merren me të gjitha raste që kanë ndodhur në mënyrë të vazhdueshme deri më sot?”.

“Thaçi është në pushtet që nga paslufta, përse nuk është shkuar nga ajo rrugë që përmes Parlamentit të krijohet një ligj i veçantë për raste të tilla, që më pas të krijohet edhe një gjykatë për këto raste”.

“Kjo çfarë ka bërë Thaçi është kalim i kompetencave.  Kjo nuk mund të llogaritet përkrahje për sistemin e drejtësisë, ka pasur mundësi ta përkrahë në forma të ndryshme nga pozita e Kryeministrit”.

Por, Kelmendi mendon se e di përse Thaçi tash po tenton të aderojë këto çështje, apo siç i ka quajtur ai plagë.

“Ka pasur mundësi të kërkojë ndihmë nga faktori ndërkombëtar edhe për krimin e korrupsionin. Pra kemi të bëjmë me një intervenim të sotëm, i cili shikohet vetëm në dy nga çështja e konsumit që i duhet Presidentit sikurse ja ne po merremi”.

“Dështime të shumta, Demarkacioni, Asociacioni, mospërfshirja e veriut etj, tani atij i duhet kjo çështje, kjo plagë jashtëzakonisht e rëndë për popullin”.

Megjithatë, përkundër kritikave të shumta për ish-udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe vet PDK-në, Kelmendi tha se s’i mbyllin derën askujt për koalicionin e ardhshëm qeveritar dhe se edhe PDK-ja është opsion, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori