LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Largimi i njerëzve nga Kosova nuk ndalet me lutje, pagat të bëhen minimumi 700 euro

Kelmendi: Largimi i njerëzve nga Kosova nuk ndalet me lutje, pagat të bëhen minimumi 700 euro

Një ndër biznesmenët më të suksesshëm të Kosovës, njëkohësisht ish-deputet i Kuvendit, Ramiz Kelmendi, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, duke filluar nga pakot e ndara nga Qeveria Kurti, e deri tek ikja e fuqisë punëtore.

Kelmendi komentoi dy pakot ekonomike të ndara ku i quajti pako sociale.

“Këto pakot ekonomike zakonisht unë i quaj pako sociale, të cilat janë shpërndarë për qytetarët dhe si të tilla ato e ndihmojnë konsumin, e ndihmojnë mirëqenien sociale por që praktikisht nuk ndikojjnë në ngritje ekonomike që kemi nevojë dhe në hapjen e vendeve të punës. E ndihmojnë në rritjen e kapacitetit të prodhimit po qe ato mjete të destinuara shkojnë në blerjen e produkteve të vendit sikur këto pako të kishin qenë pako më qëllim dhe ekskluzivisht të blerjes së produkteve vendore unë besoj që ajo kishte më rritë edhe mirëqenien e të punësuarve, e cila është shumë e domosdoshme, kishte më rritë edhe prodhimtarin ekzistuese por që nuk kishte me ndiku në ngritjen e prodhimtareve të reja”, theksojë Kelmendi.


Kelmendi foli edhe për ikjen e fuqisë së punëtoreve, ku theksojë se i gjithë problemi qëndron tek taksa doganore, sipas tij nuk ka asnjë vend në botë që sanksionon vendin e tij me doganë.

“Në këtë rast kemi dy lloj përballjesh, përballje psikologjike, ku një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë ndarë mendjen dhe një kohë të gjatë orarit të punës po mendojnë si të largohen nga vendi duke pritur vizat në vazhdimësi, dhe ajo po ndikon në efektin dhe shërbimin ndaj konsumatorëve. E dyta është largimi i të gjithë atyreve që janë në punësim që kanë paga të mira, por edhe që kanë njohuri, e normalisht nuk ka mbetur asnjë degë e ekonomisë së vendit që nuk po preket nga ky largim. Më e keqja është ta vajtosh, nuk mundet e kaluar të ndikojë në të ardhmen, në të kaluarën ka operuar një qeveri tjetër, në të tashmen operon një qeveri tjetër e cila nuk ka pasur kohë që të përgatitët për këto paralajmërime që kanë qenë edhe me herët dhe çdo formë e arsyetimit kjo nuk e ndalë fuqinë punëtore, qeveria ka gjithmonë obligime të pa kompensoheshe. Nëse ne jemi një prodhimtari që duhet të zhvillojë duhet të bëjmë diçka për ta, në duhet të heqim taksen doganore, në mënyre që prodhimtari të zhvillohet, nuk ka shtet në botë që e sanksionon prodhimin e vetë me doganë, ndërsa shtetet tjera përveç që nuk kanë doganë japin edhe subvencionime për eksporte dhe subvencionime për fuqinë punëtore”, bëri të ditur Kelmendi.

Ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, kritikoi qeverinë për mos bashkëpunim dhe komunikim ndaj kërkesave të afaristëve.

Sipas tij nuk ndalet largimi me fjalë të mirë, por më perspektiva.

“Kjo është e mangët, nuk ndalet largimi nga Kosova as më fjalë të mira as më lutje, as me aman, as më dërman që themi popullore por ndalet më perspektivë. Të rinjtë janë duke e ditur se jeta, paraja, po mund të fitohet dhe duhet të fitohet në momentin kur e ki edhe moshën. Hajde të ja mundësojmë, ka shumë ide, shumë njerëz dashamirë që e dojnë vendin, shumë më tepër se këta që janë zgjedhur, për arsyeje se p.sh. unë konkretisht e dua Kosovën, se Kosova është vendi im, unë këtu kam lindur dhe këtu kam dëshirë të vdesë. Më vajtojnë zemra kur e shoh njerëzit që dalin për një të ardhme më të mirë, të domosdoshme, jo që dalin për një lluks ekstra. ”, shtoi ndër të tjera Kelmendi.

Ai theksojë se nuk ka më fuqi ekonomike, politike, patriotike që mund t’i rikthejë ato në Kosovë.

Biznesmeni Kelmendi tregoi për rrogën minimale në kompanitë që udhëheq ai, por tha se është i mendimit se rrogë minimale në Kosovë nuk duhet të ketë nën 700 euro.

“Në momentin që ki një gjendje të qytetarëve me hyrje të vogla dhe nuk ki investime dhe zhvillime të fuqishme ekonomike të ardhurat janë efekt i këtyre dy faktorëve. Tek unë nuk ka pagë nën 380 euro, plus mëngjesi dhe sigurimi shëndetësore dhe të tjera, kjo është paga më e vogël e atij që futet në punë. Qëllimet ë mija janë që nuk duhet të ketë pagë ndër 700 euro, por efekti ndaj punës dhe kohës së punës duhet të rritet, ne duhet të krijojmë patriotizmin në ta formë sa qe kur shkojmë në vendin e punës të përkushtohemi për punë. Në vendet e perëndimit ta marrin telefon in kur të shkojshë në punë, nuk të lejojë të hysh me lexu komunikimin, tek ne i ke të gjitha në dispozicione” , vijojë ish-deputeti.

Kelmendi ndër të tjera foli edhe për akcizën e derivateve, sipas tij nga kompanitë duhet të kompensohet punëtorëve çmimet e shkuarjes në punë.

“Qeveria duhet ti vendos në peshore gjërat, akciza në derivatet e naftës e lehtëson shumicës së qytetarëve ardhjen në punë, çdo ardhje në punë e shton efektin social në familje, prandaj akciza për ata që vijnë në punë, ka mundësi të mbetet akciza por të reforndohet akciza për koston e shpenzimeve të transportit të punësuarit në punë. P.sh. nëse një i punësuar e ka rrogën 300-400 euro, dhe vijë në Fushë Kosovë apo qendër të Prishtinës apo në Sllatinë aty që duhet t’i nderoje disa autobusë. Kostoja e shkuarjes në punë është 50-60 euro duhet të kompensohet, e koston e largësisë për ta mbajtur qytetarin në vendin e punës dhe t’i kompensojë që ai mos të pretojë të shkojë në një vende pune më larg sja kompenson për koston në mënyre që ai atje të jetë i kënaqur”, ka deklaruar Kelmendi në një intervistë për Indeksonline.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori