Kurrë s’na u nda gazepi dhe kurrë rehat s’u bëmë.
Deri dje: Pse po na e ndalni rrymën?
Tash: Pse po na shtrenjtoni rrymën?
Krejt kjo që po ndodhë me krizën energjetike (sa të lumtur dhe me fat do të ishim sikur ta kishim veç këtë krizë), ma kujtoi një histori të para shumë vjetëve.
Në fillim të viteve ’80-ta të shekullit të kaluar, në një katund jo shumë larg katundit tim, herifi (s’po ia përmend emrin, sepse tashmë është i ndjerë) e kishte ndërtuar një serë në oborrin e tij, rast i rrallë ky për atë kohë. Por, lajmi nuk ishte sera – që në atë kohë kanë mundur të numërohen në gishta në gjithë Kosovën – por se në të njëjtën ai e kishte instaluar sistemin e ngrohjes, që perimet e mbjella t’ju rezistonin temperaturave të ulëta të dimrit. E, pronari i saj nuk ishte as fermer as biznesmen, por një punëtor administrate (furnizues) në njërën nga ndërmarrjet më të mëdha të asaj kohe në Kosovë.
Ishte furnizues në ndërmarrje – me demek vendi i punës që ia mundësonte të vjedh. Pra, hajnia e korrupsioni këtu i kanë rrënjët ma të thella se 20 vjet.
Ngjashëm me herifin që e ngrohte serën me paratë që i përfitonte në mënyrë korruptive, po veprojnë jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet në veri të vendit. Atje nuk prodhohen vetëm kriptovalutat me rrymën që nuk e paguajnë, por ngrohen edhe oborret – siç ishte rasti me nxehëset elektrike jashtë objektit shëndetësor në Mitrovicën veriore, aty ku kryhen testimet për koronavirus.
Ndërsa, një ditë më vonë, në Parlamentin e Kosovës – ku po debatohej për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike – kryeministri Kurti, bashkë me kabinetin e tij qeveritar, po përpiqej ta arsyetonte ngritjen e çmimit me mungesë të prodhimit dhe me ngritjen e çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar.
Aty u tha shumëçka, pati akuza e kundërakuza. Veç pranim të fajit – pra të përgjegjësisë – nuk pati.
Opozita akuzoi rëndë Qeverinë për rënien e blloqeve të TC “Kosova A” dhe për mos planifikimin dhe sigurimin (blerjen) e rrymës gjatë verës kur çmimi ka qenë shumëfish ma lirë.
Parlamenti për këtë punë është.
Jo për të nxjerr ligje e vendime në dobi të shtetit e qytetarëve. Por, arenë ku bëhet garë për promovimin e patriotëve, etiketimin e tradhtarëve dhe hajnave. Është edhe vendi ku nën një kulm mblidhen intelektuali dhe analfabeti.
Nejse.
T’i kthehemi krizës energjetike.
Si shtet i ri që jemi dhe si popull që mendojmë veç për sot dhe jo për nesër, kriza energjetike nuk është prej sot. Dikujt edhe mund t’i kujtohet një deklaratë e kryeadministratorit të UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kouchner (në vitin 2000), i cili duke e parë teknologjinë e vjetruar në TC “Kosova A”, këtë termocentral e kishte quajtur dinozaur.
Ndërkohë, në vitin 2005 ishte marr vendimi të fillojë ndërtimi i termocentralit “Kosova C”, që më vonë u riemërua në “Kosova e Re”, i cili do të prodhonte 2 100 megavat energji, e që ishte llogaritur si projekti më i madh kapital në Kosovë. Emri i projektit ndryshohej si dhe megavatet që termocentrali i ri do t’i prodhonte. Së fundmi, në arbitrazh shkoi rasti me kompaninë “Contour Global” që kishte kontratë për ndërtimin e termocentralit me kapacitet 500 megavatë. Gjithçka mbeti vetëm një dëshirë që kurrë nuk u realizua tash e 17 vjet, kurse dinozauri “Kosova A” vazhdon të prodhojë më shumë tym dhe ndotje të ambientit, sesa energji elektrike.
Derisa prishjet, rrjedhjet në kazan, rënia nga sistemi i blloqeve të “Kosova A” dhe “Kosova B” vazhduan, konsumi i energjisë elektrike veçse shtohet. Dhe, sa herë bien blloqet e kaldajat e termocentraleve tona, duhet ndarë qindra mijëra euro – tashmë edhe për ekspertët gjermanë.
Kryeministri Kurti, në seancën e Kuvendit ku po flitej për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike, arsyetoi këtë ngritje me krizën globale energjetike dhe me disproporcionin mes prodhimit dhe konsumit të energjisë në vend.
Ai gjithashtu tregoi se në KEK nuk ka ra menaxhmenti, por një bllok i TC “Kosova B” dhe, pasi elaboroi se çka dhe si është prishur, tha se “ka ra turbina … sa i përket filtrave, ata kanë deshtë me i instalu filterat, por kur kanë shku aty e kanë pa që është llom … duhet njëherë bojlerat e tani filterat. Ju s’i keni ba as bojlerat as filterat [i thotë opozitës]. Nuk ka filtera pa bojlera. Tash ne do t’i vendosim bojlerat që t’i vendosim edhe filterat”.
Po, Albin.
Jo veç KEK-u, por edhe PTK-ja, “Trepça” e shumë ndërmarrje të mëdha publike për 20 vjet u keqmenaxhuan dhe u sollën buzë falimentimit, duke u shërbyer pushtetarëve më shumë si një mundësi për zhvatje dhe për prodhim votash përmes punësimit të familjarëve dhe militantëve të tyre.
Prandaj, 51 për qind e votuesve ta besuan ty pushtetin.
Erdhe me premtime të mëdha.
Edhe pritjet e qytetarëve ishin të mëdha, por jo për çmime më të larta.
Prandaj, Albin, lëri akuzat e kritikat ndaj PAN-it e PLAN-it dhe arsyetimet, e grahi punës.
Siguroju qytetarëve rrymë e mirëqenie, përmes zhvillimit ekonomik e krijimit të vendeve të punës.
Nejse.
Si popull optimist që jemi nuk duhet humbur shpresat.
Le t’i besojmë profesorit universitar dhe deputetit Jahja Kokaj.
Ai pak ditë më parë tha se nuk do të kalojë shumë kohë dhe energjia elektrike do të jetë falas, pasi do të rritet efiçienca e prodhimit të energjisë solare.
Mirëpo, deri kur secili prej nesh të ketë mbi kulmet e shtëpive e banesave panelet solare, na siguroni rrymë me çmim të përballueshëm. Shumë prej qytetarëve jetojnë në banesat pa oxhaqe për ngrohje me dru. Prandaj, nëse deri sot qytetari e ndante gjysmën e rrogës së tij modeste për pagesën e qirasë a të kredisë për banesë, tani e tutje gjysmën tjetër do ta ndajë për faturat e rrymës.
E, qytetari, sapo t’i marrë faturat e KEDS-it me çmimet e ngritura, vetë do t’i vendos filtrat e kursimit.
Kursejmë ne, derisa dikush diku në Kosovë do të vazhdojë t’i ngrohë edhe oborret e sokaqet.
Jeta (ab)normale në këtë vend ka çmim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës