LAJMI I FUNDIT:

KEK reagon ndaj pretendimeve të Molliqajt se “rënia e bllokut A3 dhe A5 ishte e qëllimshme”

KEK reagon ndaj pretendimeve të Molliqajt se “rënia e bllokut A3 dhe A5 ishte e qëllimshme”

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të Dardan Molliqaj, duke thënë se pretendimet e tij nuk qëndrojnë dhe janë thjeshtë shpifje.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj gjatë ditës në një konferencë për media, ka thënë se sipas burimeve brenda Korporatës Energjetike të Kosovës, rënia e bllokut A3 dhe A5 brenda të njëjtit sekondë duket se ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS-i.

PSD pretendon se rënia e bllokut A3 dhe A5 ishte e qëllimshme
Lexo po ashtu PSD pretendon se rënia e bllokut A3 dhe A5 ishte e qëllimshme

KEK në reagim thekson se kishte njoftuar me kohë se këto dy njësi (A3 dhe A5) që ishin në operim në atë kohë, kishin rënë nga sistemi si pasojë problemeve të shkaktuara në rrjet nga faktorë jashtë KEK-ut.


“Lidhur me këtë, KEK kishte pranuar shkresën zyrtare nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSTT, me datë 06.12.2021 ku jemi njoftuar edhe zyrtarisht se ishte identifikuar një problem teknik në pjesën e tyre ku pas një shpërthimi të izolimit të një izolatori e cila ka rezultuar me lidhje të shkurtër në sistem të zbarrave ka ardhë deri te rënia e dy njësive prodhuese dhe se ekipet e tyre kishin riparuar prishjen dhe sistemi ishte në gjendje gatishmërie për punë. Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të eksperteve dhe punonjësve të KEK-ut të dy njësitë prodhuese ishin kthyer në operim në kohë optimale. Si përfundim, KEK ka marrë me shqetësim këto dezinformata dhe shpifje të Molliqaj. Për këtë arsye KEK do ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore tek organet e drejtësisë ndaj Molliqaj, me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive, si dhe ruajtjen e imazhit të korporatës dhe dinjitetit të punëtorëve të saj të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm po kryejnë detyrat e tyre në këto rrethana mjaft sfiduese”, thuhet në reagim. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

Ekonomi
Kalo në kategori