LAJMI I FUNDIT:

KEK dhe Sindikata e Re arrijnë marrëveshje, anulohet greva e paralajmëruar

KEK dhe Sindikata e Re arrijnë marrëveshje, anulohet greva e paralajmëruar

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Re të KEK-ut (SR-KEK), pas një takimi të mbajtur të hënën.

Ky zhvillim vjen pas paralajmërimit të sindikatës për grevë, e cila ishte planifikuar të fillonte më 20 nëntor 2024.

SR-KEK kishte njoftuar për grevën pas mbledhjes me punëtorët të shtunën, duke theksuar se protestat dhe ultimatumet e mëparshme për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës nuk ishin marrë parasysh.


Një protestë ishte mbajtur më 24 tetor, ndërsa një ultimatum për veprime konkrete përfundoi më 8 nëntor.

Në deklaratën e saj, menaxhmenti i KEK-ut tha se ka mirëkuptuar kërkesat e përfaqësuesve të punëtorëve dhe ka propozuar një zgjidhje që përfshin:

– Një bonus prej 200 eurosh për fundvit.

– Rritje të pagave prej 50 eurosh për të gjithë punëtorët, me efekt nga janari 2025.

Në takim, KEK-u e ka njoftuar sindikatën mbi sfidat dhe prioritetet e ardhshme të korporatës, ndërsa nga ana e saj, SR-KEK ka vendosur të pranojë propozimet dhe të ndërpresë çdo aktivitet sindikal të paralajmëruar.

“Kryesia e SR-KEK, pas shqyrtimit të çështjes me këshillin grevist, ka mirëkuptuar pozitat e menaxhmentit dhe ka vendosur të pajtohet me këtë propozim. Ata kanë treguar një qëndrim të matur, duke orientuar veprimet drejt stabilitetit dhe zhvillimit të korporatës,” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK-u gjithashtu bëri të ditur se ka planifikuar një sërë projektesh madhore, përfshirë:

– Revitalizimin dhe modernizimin e turbinave në TC-B;

– Ndërtimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx në dy njësitë e TC-B-së;

– Revitalizimin e një njësie në TC-A;

– Investime në teknologjinë e minierës;

Këto projekte synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese, duke kontribuar në stabilitetin afatgjatë të sektorit energjetik të Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori