Ndërkohë që po e ndërton karrierën artistike si këngëtare, Keisi Medini vazhdon të tërheqë vëmendje dhe përmes fotografive që i ndan me fansat e saj në rrjetet sociale.

Vajza e këngëtarit Sabiani ka vendosur të ndjekë hapat e babait dhe të merret me muzikë dhe ajo deri më tani i ka lansuar disa këngë.


Nga ana tjetër, Keisi arrin të tërheqë vëmendje sa herë që poston imazhe në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 216 mijë ndjekës.

Një fotografi me bikini të zeza në plazh ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj, por edhe nga personalitet të njohura.

Ajo i ka shpërndarë edhe disa imazhe të tjera në ‘InstaStory’ që joshin interesimin e ndjekësve të saj të shumtë. Ndërkaq, spikat një fotografi me të brendshme e realizuar në dhomën e gjumit. /Telegrafi/

Keisi (Foto: Instagram/keisimedini)