LAJMI I FUNDIT:

KEDS/KESCO importoi 4 milionë euro energji elektrike vetëm javën e fundit të nëntorit

KEDS/KESCO importoi 4 milionë euro energji elektrike vetëm javën e fundit të nëntorit

KEDS/KESCO kanë bërë të ditur se vetëm në javën e fundit të muajit nëntor janë importuar katër milionë euro energji elektrike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se këtë vit importi është tetë fish më i lartë se sa nëntorin e vitit 2020.

“Se sa janë rritur çmimet tregon fakti që nëse krahasojmë me të gjithë muajin nëntor të vitin 2020, importi i energjisë elektrike ka qenë 2.3 milionë euro. Pra, sivjet importi i një jave po kushton 4 milionë, kurse para dy vitesh ka kushtuar rreth 500 mijë euro një javë apo 8 fish më pak”.


“Kjo ka ndodhur pasi çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë javën e fundit. Për energjinë e kohës së pikut, nga rreth 250 euro për megavat/orë kanë arritur në 475 euro për megavat/orë, pra gati dyfishim në krahasim me javët më herët”, thuhet në njoftim.

KEDS/KESCO deklarojnë se zgjidhja e vetme në këto rrethana mbetet kursimi sa më i madh i energjisë elektrike.

“Shifrat e tilla rrisin paparashikueshmërinë dhe thellojnë gjendjen emergjente në të cilin ndodhet sistemi elektroenergjetik i Kosovës tash e më tepër se një vit, krizë kjo e importuar nga jashtë, që më së keqi ka goditur Evropën”.

“Zgjidhja e vetme në këto rrethana mbetet kursimi sa më i madh i energjisë elektrike, në mënyrë që efektet e importit të ndihen sa më pak. Kosova prodhon deri në 800 MW/h, ndërsa gjatë fundit të nëntorit kërkesa vazhdimisht ka arritur në mbi 1000 MW/h. Pra, qysh tash nevojitet import i latë për ta mbuluar gepin ndërmjet prodhimit dhe konsumit”, thuhet tutje në njoftim.

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori