Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), në kuadër të Planit Zhvillimor, vazhdon të investojë në rajonin e Prizrenit. Investimet e fundit KEDS-i, po i realizon në fshatin Studenqan të Suharekës.
Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS tha se në këtë fshat, janë duke u ndërruar kabllot e reja për 125 shtëpi.
“Aktualisht në fshatin Studenqan jemi në fazën e tërheqjes dhe vendosjes së kabllove bystek në linjat kryesore”, tha Arifi.
Sipas tij, varësisht nga nevoja, bashkë me kabllo, janë duke u vendosur edhe shtylla të reja të betonit.
Banorët e fshatit Studenqan, ndërkaq shpresojnë se pas ndërrimit të rrjetit elektrik, do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike.
“Rrjetin e kemi pasur shumë të dobët. Telat janë kanë të vjetra, kemi pasur nevojë për këtë investim dhe ndërrim të rrjetit elektrik”, tregon banori i fshatit Dion Gashi.
Sipas tij, rrjeti i dëmtuar i energjisë elektrike ka paraqitur rrezik për jetën e banorëve të fshatit.
“Shyqyr që nuk kemi pasur viktima në njerëz, sepse çdo herë kur ka pasur erëra të forta, telat dhe shtyllat elektrike kanë përfunduar në tokë”, shprehet ai.
Gashi kërkon nga KEDS, që pas përfundimit të projektit, të hiqen kabllot dhe shtyllat e vjetra.
Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS, garanton se kabllot dhe shtyllat e vjetra do të hiqen dhe dërgohen në depo.
Heqja e rrjetit të vjetër, sipas tij, do të bëhet pas përfundimit të punimeve.
“Sapo të përfundojmë projektin, do të heqim kabllot dhe shtyllat e vjetra, siç edhe parashihet në projekt ”, tregon Arifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos