LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i bën thirrje për kursimin e rrymës nga institucionet dhe kompanitë publike e ato private

KEDS-i bën thirrje për kursimin e rrymës nga institucionet dhe kompanitë publike e ato private

Aq sa është e rëndësishme të kemi furnizim me energji elektrike po aq jetik është edhe kursimi i energjisë elektrike.

Për kursim sa më të madh të energjisë elektrike, ndihmesë të madhe paraqet bashkëpunimi me të gjitha institucionet publike, kompanitë private, bankat, hoteleritë dhe të gjitha kategoritë tjera.


Që kursimi i energjisë elektrike të jetë sa më lehtë i aplikueshëm dhe praktik, ne kemi disa rekomandime nga ekspertët tanë.

Meqenëse po i afrohemi stinëve të ftohta, duhet pasur parasysh që ngrohja me energji elektrike përbën rreth 70 për qind të faturës mujore. Nga kjo kuptohet se shpenzuesi më i madh i energjisë është ngrohja;

Andaj, nëse është e mundur siguroni mundësi alternative të ngrohjes, sepse mosngrohja me energji elektrike do ta ndihmonte shumë sistemin.

Temperatura e rehatshme e dhomës gjatë dimrit parashihet të jetë 18 deri më 21 gradë, andaj gjatë ditës ngrohja mund të ndalet për disa orë.

Kur përdorimi i energjisë elektrike në ndërtesa publike është i panevojshëm pas përfundimit të punës, ne rekomandojmë që të bëhet shkyçja e të gjitha objekteve, përveç aty ku cenohet siguria.

Në përfundim të orarit të punës aty ku është e mundur, të ndërpritet energjia elektrike në mënyrë automatike apo të bëhet shkyçje përmes pajisjeve të mençura.

Në kohë krize çdo kilovat i kursyer është i vlefshëm, andaj të fillojmë nga sot, t’i ndalim pajisjet që nuk i përdorim dhe të kursejmë në mënyrë maksimale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori