LAJMI I FUNDIT:

KEDS apelon të qytetarët mos të shfrytëzojnë energjinë pa nevojë, për shkak të motit të ndryshueshëm gjatë javës që vjen

KEDS apelon të qytetarët mos të shfrytëzojnë energjinë pa nevojë, për shkak të motit të ndryshueshëm gjatë javës që vjen

KEDS njofton se përkundër krizës pandemike që ka kapluar edhe Kosovën këto javë, janë duke ofruar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike. Por, me përhapjen e Coronavirusit dhe karantinimin e popullatës kërkesa për furnizim me energji elektrike ka pësuar ndryshime të mëdha.

Kjo, pasi ka rënë kërkesa nga konsumatorët komercial, pra ekonomia dhe është rritur më 15 për qind për konsumatorët e amvisërisë. Një rritje tjetër, edhe më e madhe pritet të ndodhë nga e diela, kur parashihet të binë drastikisht temperaturat dhe të përkeqësohen kushtet atmosferike, përkatësisht të këtë edhe reshje bore.


KEDS dhe KESCO janë të përgatitur maksimalisht ta evitojnë secilën situatë. Ekipet tona janë të gatshme, sikurse edhe makineritë përkatëse.

KEDS ka marrë masa preventive, duke bërë mirëmbajtje të vazhdueshme dhe duke investuar fuqishëm në rrjetin distributiv që e kishte trashëguar në gjendje jo të mirë, duke e rinuar komplet në qindra lokalitete. Si rrjedhojë, sot gjendja është dukshëm e përmirësuar. Por, në shumë vendbanime, me ftohjen e kohës qytetarët po ngrohen njëherësh të gjithë me energji elektrike.

Konsumatorët duhet të kenë kujdes të shtuar në shpenzimin e energjisë elektrike, pasi me ftohjen e kohës gjatë kohëve të fundit janë krijuar mbingarkesa që kanë dërguar deri në tejxehje të aseteve, që për pasojë kanë pasur mosfunksionimin e sistemit për pjesët e afektuara.

Në këto rrethana, duke e marrë parasysh edhe faktin e domosdoshmërisë së furnizimit me energji eleketrike në këtë kohë pandemike, KEDS lut të gjithë konsumatorët, që të kenë kujdes maksimal në shfrytëzimin e energjisë elektrike, duke e përdorur atë në mënyrën më eficiente të mundshme dhe duke e kursyer atë, sidomos aty ku kanë mundësi ta bëjnë këtë. Kjo do të lehtësonte shumë barrën e KEDS-it dhe KESCO-s për ofrimin e shërbimeve sa më kualitative dhe të vazhdueshme.

Për cdo situatë të pazakontë që mund të shkaktohet në ndonjë lokalitet të caktuar nga faktorët atmosferikë, KEDS lut të gjithë qytetarët që të lajmërojnë menjëherë kompaninë në numrin pa pagesë 0800 791 00, ose në forma elektronike, sidomos përmes rrjeteve sociale. Ekipet do të paraqiten menjëherë në sanimin e secilës prishje eventuale nga faktorët e rënduar atmosferikë.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori