LAJMI I FUNDIT:

KE sot do të publikojë raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut

KE sot do të publikojë raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian do të publikojë raportin vjetor për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Qeveria e RMV-së pret që të marrim një raport objektiv, në të cilin do të ketë njohje të arritjeve, por edhe kritika për të gjitha dobësitë në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Brukseli ka theksuar në disa raste se reformat janë të nevojshme, veçanërisht në gjyqësor. Reagime ka pasur për luftën kundër korrupsionit dhe ndryshimet në Kodin Penal, përdorimin e flamurit europian në Kuvend, por edhe për punën e Këshillit Gjyqësor.

Qeveria beson se ndryshimet kushtetuese mbeten detyrimi ynë, të cilin opozita po i kundërshton.


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në prag të publikimit të raporteve të hënën, tha se pret që dokumenti për vendin të jetë objektiv dhe të përfshijë njohjen e të arriturave, por edhe kritika për të gjitha dobësitë.

“Pres një raport objektiv. Komisioni Evropian është zakonisht objektiv në vlerësimet e tij. Mendoj se do të ketë lëvdata për të arriturat dhe sigurisht që do të ketë kritika për disa dobësi që i ka shteti”, tha Osmani .

Sipas tij, shteti po bën përpjekje që negociatat të nisin sipas kapitujve në mënyrë që të mund të adresohen dobësitë që ekzistojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori