LAJMI I FUNDIT:

KE propozon hapjen e kufijve për Ballkanin më 1 korrik

KE propozon hapjen e kufijve për Ballkanin më 1 korrik

Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike.

Komisioni ka propozuar që masa e ndalimit të hyrjes në BE, të hiqet për ato vende, të cilat dëshmojnë se situata e përhapjes së coronavirusit është e menaxhueshme.

Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet është kërkuar që të hiqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.


Komisioni e ka arsyetuar këtë kërkesë, me faktin që “situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”.

Sipas tij, ky rekomandim është edhe në përputhje me gatishmërinë e shprehur të Komisionit Evropian që të përfshijë për së afërmi vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e udhërrëfyesit për heqjen e masave kufizuese në luftën kundër pandemisë.

Aty është përfshirë edhe rekomandimi për rifillimin e punës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore për dhënien e vizave.

Sa u përket vendeve të tjera, Komisioni ka propozuar që vendimet të kushtëzohen me situatën epidemiologjike në to, me mundësinë e testimeve, vëzhgimit të personave të infektuar si dhe me kufizimet që kanë ato vende për hyrjen e daljen e shtetasve të BE-së.

Mes tjerash është kërkuar që pas 1 korrikut të aplikohen masa lehtësuese për studentët edhe punëtorët sezonalë, si dhe prej datës 15 qershor të hiqen të gjitha kontrollet kufitare mes vendeve të bllokut evropian. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori