Komisioni Evropian ka miratuar programin për vitin 2016 për Kosovën për dhënien e 70.5 milionë euro për të mbështetur rrugën evropiane të Kosovës. Në kuadër të programit për veprim të Kosovës për vitin 2016, do të mbështeten sektorët si demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, konkurrenca dhe inovacioni, arsimi, punësimi dhe politikat sociale.
“BE-ja është partneri, investitori dhe donatori kryesor i Kosovës dhe kjo ndihmë e re rikonfirmon angazhimin e BE-së ndaj rrugës evropiane të Kosovës”, ka thënë shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.
“Ndihma e BE-së ka krijuar qindra vende pune në Kosovë dhe ka përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovë në shumë fusha duke përfshirë zhvillimin, infrastrukturën, mbështetjen për NMVM-të, mbështetjen për prodhimin bujqësor, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit, etj” ka thënë Apostolova.
Sipas një komunikate të zyrës së BE-së, qëllimi kryesor i veprimit në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes është mbështetja e mëtejshme e integrimit të Kosovës në ekonominë globale dhe forcimi i rolit të administratës së Kosovës në promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në tregti, lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe forcimi i përafrimit sektorial në përputhje me obligimet e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA).
Përveç mbështetjes së zbatimit të MSA-së, ndihma financiare për vitin 2016, po ashtu synon të ndihmojë në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane e cila u lansua së fundmi.
Veprimi në lidhje me sektorin e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore do t’i kontribuojë një shoqërie multi-etnike në Kosovë duke mundësuar një jetesë dhe integrim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur në shoqërinë kosovare.
Veprimi në sektorin e arsimit, punësimit dhe politikave sociale synon të përmirësojë regjistrimin dhe përfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor dhe të përmirësojë cilësinë e edukimit parashkollor dhe atij fillor në përputhje me Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë për vitin 2017-2021.
Kjo ndihmë prej 70.5 milionë euro përfshin një program për mbështetjen direkte të buxhetit, duke kontribuar në zbatimin e pakos së reformave të Kosovës, përkatësisht zhvillimin e politikave dhe koordinimin dhe modernizimin e administratës publike.
Kjo ndihmë është pjesë e kontributit financiar të BE-së me vlerë prej 645 milionë euro i cili i është dhënë Kosovës gjatë periudhës për vitin 2014-2020. Kosova përfiton edhe nga asistenca e BE-së në kuadër të programit shumë shtetëror IPA II, duke siguruar mbështetje financiare në një shkallë rajonale. Kjo ndihmë kërkon që autoritetet të tregojnë angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
Vetëm edhe 48 orë në zbritjet e jashtëzakonshme të Fivestar Fitness!
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mbush dy vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë