Aktorja hollivudiane, Katherine Helmond, ka ndërruar jetë në moshë 89 vjeçare - bëjnë të ditur mediat amerikane.

Zëdhënësi i saj ka treguar se fituesja e dyfishtë e Golden Globe ka vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles, ndërsa vuante nga sëmundja Alzheimer.


KatherineHelmond 2 Katherine Helmond (Foto: Vince Bucci/Getty Images)

Për rolet fantastike në komedinë televizive "Who's the Boss?" dhe në serialin "Soap", ajo e ka fituar çmimin dy herë çmimin Golden Globe.

Njëherësh, ajo e ka fituar shtatë herë çmimin Emmy për rolet e saja në disa filma dhe seriale, duke përfshirë edhe rolin e saj në serialin e popullarizuar komik, "Everybody Loves Raymond".

"Ajo ka qenë dashuria e jetës sime. Kam qenë me Katherine që nga mosha 19 vjeçare. Natën kur vdiq, e kam vërejtur se hëna ka qenë saktësisht gjysmë e plotë, pikërisht siç jam unë tani", ka thënë burri i saj, David Christian, në deklaratën e tij.

Krahas angazhimeve të mëdha televizive dhe filmike, aktorja nga Teksasi ka arritur sukses të madh edhe në skenën teatrore.

Në vitin 1973, ajo ishte nominuar për çmimin Tony për performancën më të mirë në shfaqjen "The Great God Brown". /Telegrafi/

KatherineHelmond 3 Katherine Helmond (Foto: Ken Charnock/Getty Images/Guliver)