Maqedonia duhet tu jep azil refugjatëve që për momentin gjenden në territorin e saj, sepse këtë e kërkojnë rregullat ndërkombëtare për të cilat vendi jonë ka dhënë pëlqim dhe nënshkrim. Zëdhënësja e komisarit evropian për migracion dhe punë të brendshme, Dimitris Avramopoulos deklaroi për NOVA se Maqedonia duhet të fillojë ti shqyrtojë kërkesat për azil të refugjatëve që gjenden në territorin e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata persona që kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare duhet tu jepet azil në Maqedoni dhe vendi duhet të përpiqet tu sigurojë kushte për jetë me dinjitet. Mes tjerash tu sigurojë, për shembull, orë për mësim të gjuhës që t’ua hap tregun e punës, që të mos jenë gjatë barrë për buxhetin e Maqedonisë.
Personat që nuk kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare dhe janë emigrantë dhe jo refugjatë lufte, duhet të kthehen në vendet nga kanë ardhur.
Për të gjithë këtë Maqedonia mund të kërkojë ndihmë financiare nga Komisioni Evropian.
Sipas të dhënave të MPB, nga 8 marsi i vitit 2016, që kur është mbyllur kufiri me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Serbisë, dhe nuk lejohet hyrje dhe dalje të emigrantëve nga ana e shërbimeve kufitare serbe në territorin e Republikës së Maqedonisë, në Qendrën e përkohshme tranzitore Tabanoc, janë vendosur 947 emigrantë të cilët nuk janë lejuar të hynë në Republikën e Serbisë. Nga Qendra e përkohshme tranzitore Tabanoc janë kthyer 180 emigrantë në Qendrën e përkohshme tranzitore Vinojug në Gjevgjeli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251