“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”, Ghetto Geasy komenton problemet mes reperëve

Reperi i famshëm shqiptar, Getoar Selimi, ka komentuar sherret mes reperëve, ndërkohë që ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ai thekson se këto ndodhin për arsye të ndryshme, varet nga njerëzit se si mendojnë të depërtojnë në treg.
Tani thekson se të gjithë mund t’i shohësh në rrjete sociale meqë më herët nuk kanë qenë aktiv.

“Jam mundu gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha me humb për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë”, u shpreh ai.
Tutje ka theksuar: “Na kanë ndodh shumë herë këto gjëra, kemi has shumë herë, ndodhin për arsye të ndryshme, nuk është ajo puna si në çift e fatit, fati është i njëanshëm, nëse unë dua të bëj keq, të bëj keq edhe pse ti s’do, varet nga njerëzit si mendojnë që duhet me depërtu, sot ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, mbase bëjnë edhe shumë lek me këtë punë, më parë s’kemi pas rrjete sociale dhe s’e kemi ditur me kë kemi të bëjmë dhe me kë na takon jeta, sot edhe mund t’i shohësh se çfarë prototipesh kemi”.

Getoar Selimi (emri i vërtetë) ka folur edhe për këngët e muzikën në ditët e sotme, se si ka ndryshuar.
Sidoqoftë, ai po vazhdon t’i qëndroj besnik stilit të tij që nga fillimet e karrierës. /Telegrafi/













































