Komisioni Evropian ka njoftuar lirimin e menjëhershëm të 38 milion eurove ndihma për Ballkanin Perëndimor për të trajtuar krizën shëndetësore dhe zhvendosjen e 374 milion eurove ndihma për të trajtuar pasojat socio-ekonomike, tha korrespodenti i MIA në Bruksel.

Njoftimi erdhi nga Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi, i cili tha se “BE do të jetë gjithnjë këtu për Ballkanin Perëndimor”.

“Ne do t’i ndihmojmë partnerët tanë të plotësojnë nevojat urgjente të sistemeve shëndetësore dhe të promovojnë masa afatgjata për të lehtësuar pasojat socio-ekonomike të krizës së coronavirusit dhe për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme në rajon”, tha Varhelyi.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin nga katër milion euro, Bosnja dhe Hercegovina shtatë milion euro, Mali i Zi tre milion euro, Kosova pesë euro dhe 15 milion euro janë ndarë për Serbinë, ku dëmi aktualisht është më i lartë, thonë nga Komisioni Evropian.

Maqedonia do të merr ndihmë financiare edhe përmes fondeve evropiane të quajtura IPA Fonde, ku për vendin tonë janë ndarë 62 milion euro, me çka Maqedonia nga BE në total do të merr 66 milion euro./Telegrafi/