LAJMI I FUNDIT:

KDI: Vetëm 10 për qind e qytetarëve mendojnë se sektori i drejtësisë ka shënuar përmirësime

KDI: Vetëm 10 për qind e qytetarëve mendojnë se sektori i drejtësisë ka shënuar përmirësime

Vetëm 10 për qind e qytetarëve në Kosovë mendojnë se sektori i drejtësisë ka shënuar përmirësime.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili të martën ka mbajtur konferencë për media, ku janë prezantuar rezultatet e hulumtimit të opinionit publik, që pasqyrojnë këndvështrimet e qytetarëve të Kosovës mbi reformën në sistemin e drejtësisë.

Gjatë shpalosjes së të dhënave, Violeta Haxholli nga KDI, ka sqaruar se hulumtimi vë në pah këndvështrimin e qytetarëve rreth performancës së sektorit të drejtësisë, konkretisht punën e prokurorive dhe gjykatave. Pastaj, pritjet e qytetarëve për përmirësime në këtë sektor, institucionet përgjegjëse për reforma në këtë sektor si dhe mundësitë e qytetarëve për tu përfshirë në këtë reformë.


“Në pyetjen nëse qytetarët kanë parë përmirësime këtë vit në punën e prokurorive dhe gjykatave, qytetarët janë ndarë në dysh. Kështu, 44 për qind e qytetarëve mendojnë se deri diku ka pasur përmirësime në performancën e sektorit të drejtësisë, derisa 36 për qind mendojnë se nuk ka pasur fare përmirësim”, thuhet në komunikatën për media.

Në pyetjen e dytë qytetarët janë pyetur se kur presin që të ketë përmirësime në punën e sektorit të drejtësisë, konkretisht në punën e prokurorive dhe gjykatave. Lidhur me këtë, sipas KDI-së vetëm 8 për qind e qytetarëve presin përmirësime gjatë këtij viti. Shumica prej tyre, konkretisht 38 për qind, presin përmirësime gjatë 5 viteve të ardhshme dhe 31 për qind e tyre në 10 vitet e ardhshme.

Haxholli ka vijuar prezantimin e të dhënave me pyetjen e tretë që u është parashtruar qytetarëve lidhur me atë se kush mendojnë ata se e ka përgjegjësinë kryesore për të reformuar/përmirësuar sektorin e drejtësisë (prokuroritë dhe gjykatat).

“Në përqindjen më të lartë konkretisht 36 për qind, qytetarët janë të mendimit se përgjegjësinë kryesore për reformë në këtë sektor e kanë vet institucionet e drejtësisë, ndërsa si institucionin e dytë përgjegjës e kanë ranguar Qeverinë, me 34 për qind”, bëhet e ditur tutje.

Lidhur me atë se a janë të informuar qytetarët për mundësitë e tyre për të marrë pjesë në diskutime gjatë hartimit/shqyrtimit të projektligjeve për reformimin e sektorit të drejtësisë, në përqindje shumë të lartë, me 77 për qind, qytetarët janë shprehur se nuk janë të informuar. Vetëm 17 për qind e tyre janë shprehur se e kanë këtë informacion.

“Në fund, qytetarët janë pyetur edhe lidhur me preferencat e tyre për t’u përfshirë në procesin e shqyrtimit të projektligjeve të reformës në drejtësi. Lidhur me këtë çështje, 76 për qind e qytetarëve janë deklaruar se nuk preferojnë të përfshihen në këtë proces. Në anën tjetër 18 për qind e tyre janë shprehur se preferojnë të përfshihen përmes pjesëmarrjes në diskutime publike”.

Ky hulumtim i opinionit publik është realizuar me metodën e Omnibusit, në të cilin kanë marrë pjesë 1 mijë e 65 respodentë të moshës mbi 18 vjeç. Periudha e anketimit përfshin datën nga 4 deri me 13 shtator të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori