LAJMI I FUNDIT:

KDI: Pushteti dhe opozita të vënë interesin qytetar në qendër duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare

KDI: Pushteti dhe opozita të vënë interesin qytetar në qendër duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpreh shqetësim lidhur me mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit të Kosovës as në seancën e sotme.

Pesë marrëveshje ndërkombëtare që janë sjellur për votim në seanca të Kuvendit po dështojnë të miratohen në Kuvend që nga prilli i këtij vitiedhe pse kanë qenë pjesë e rendit të ditës në 28 seanca.

Bëhet fjalë për Marrëveshje që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve, për projekte si kredia për përmirësimin e rrjetit të transmetimit, kredia për rindërtim dhe zhvillim për projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, marrëveshja për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master dhe kredia për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike.


Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare i votojmë atëherë kur e caktoni datën e zgjedhjeve
Lexo po ashtu Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare i votojmë atëherë kur e caktoni datën e zgjedhjeve

Sipas KDI-së, mosmiratimi i tyre përveç që dëmton interesin qytetar rrezikon që ta paraqes Kosovën si partner jo serioz pasi ka marrë zotime dhe po dështon ti zbatojë ato në praktikë, siç është rasti me njërën nga këto marrëveshje, ajo me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Duke qenë se miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave në Kuvend, nevojitet bashkëpunim i gjerë politik mes pushtetit dhe opozitës.

“Natyrisht që përgjegjësinë kryesore për sigurimin e votave e ka partia në pushtet, e cila duhet të ju prijë përpjekjeve për konsensus. Rrjedhimisht, u kërkojmë subjekteve politike parlamentare që duke vënë në qendër interesin qytetar dhe shtetëror të Kosovës, të gjejnë gjuhën e përbashkët për tu hapur rrugë jetësimit të këtyre marrëveshjeve, duke i miratuar ato në Kuvend sa më parë”, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori