LAJMI I FUNDIT:

KDI publikon raportin për shkelje të Ligjit për Ndërmarrje Publike: “Bordet politike”, konstantja e secilës qeveri të Kosovës

KDI publikon raportin për shkelje të Ligjit për Ndërmarrje Publike: “Bordet politike”, konstantja e secilës qeveri të Kosovës

Instituti Demokratik (KDI) ka publikuar hulumtimin “Bordet Politike”, ku ndër tjera ka analizuar Bordet të cilat udhëhoqën me ndërmarrjet publike qendrore gjatë vitit 2020.

Gjetjet e raportit tregojnë për shkelje të Ligjit pët Ndërmarrje Publike nga të gjitha Qeveritë e Kosovës, në kurriz të pavarësisë “politike” të bordeve, përkundër obligimeve ligjore që kërkojnë që anëtarët e Bordeve të përzgjedhen ose emërohen në bazë të kriterit të profesionalizimit, integritetit dhe pavarësisë politike.


“Praktika tregon shumë raste kur kandidatë të subjekteve politike për deputetë të Kuvendit të Kosovës ose kryetarë komunash që nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur në zgjedhjet e viteve të fundit, janë përzgjedhur si drejtorë të bordeve të ndërmarrjeve publike”.

Analiza tregon edhe për shkelje tjera që lidhen me përbërjen gjinore të bordeve.

Sipas KDI-së, shumica e bordeve dominohen nga burrat, edhepse ligji kërkon përfaqësim në masën 50/50.

“Në praktikë, në vetëm katër nga shtatë Bordet e Ndërmarrjeve publike qëndrore (Trepça, Posta e Kosovës, Infrakos, Ibër-Lepenci, Trainkos dhe Kompania për menaxhimin e mbeturinave) ka përfaqësim të grave. Edhe sa i përket deklarimit të pasurisë nga anëtarët e Bordeve, gjatë vitit 2020, anëtarët e dy nga shtatë bordeve, fare nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre”, thuhet tutje.

KDI kërkon nga Qeveria e Kosovës që gjatë procesit të zgjedhjes apo emërimit të anëtarevë të bordeve të ndërmarrjeve publike, të vendos në bazë të kriterit të profesionalizmit, integritetit dhe paanësisë politike, duke qenë se ndërmarrjet publike, përmes shërbimeve të tyre prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve dhe interesin e gjerë shoqëror, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori