LAJMI I FUNDIT:

KCSF tregon temat për aplikim në Programin e shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri

KCSF tregon temat për aplikim në Programin e shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka organizuar sesion informues për organizatat joqeveritare për thirrjen e dytë në “Programin e Shoqërisë Civile për Shqipëri dhe Kosovë”.

Drejtori ekzekutiv i KCSF-së, Taulant Hoxha pati një këshillë për të gjithë aplikuesit duke thënë se fondet që i marrin nga thirrjen e dytë të programit për shoqëri civile për Shqipëri dhe Kosovë t’i shfrytëzojnë në mënyrë serioze dhe përfitues të jenë vetëm qytetarët.


“Çdo cent të përkrahjes që e pranojmë ta trajtojmë me seriozitet, sepse është e vetmja mënyrë për ndryshime. Intervenimet e thirrjes së parë janë duke u zbatuar e disa nga tematikat janë luftimi i lajmeve të rreme, mundësitë e edukimit jo formal për të rinjtë”, tha ai.

Përfaqësuesi nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë, Maguus Azevedo Stiro teksa e ka konsideruar shoqërinë civile si kyçe në çdo shoqëri demokratike, tha se shoqëria civile është kujdestar për të sjellë progres në një shoqëri.

Ndërsa, menaxherja e programit, Teuta Purrini Xhabali tha se qëllimi i këtij programi është që përmes forcimit të shoqërisë civile të shtyhen drejt integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo tha se temat ku mund të aplikojnë në këtë projekt janë mos diskriminimi dhe barazia gjinore, media të pavarura, pakicat dhe grupet e margjinalizuara, mbrojtja e mjedisit lufta kundër korrupsionit.

Ndryshe, thirrja e dytë për aplikim të shoqërisë civile për programin e shoqërisë civile për Shqipëri dhe Kosovë financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, ndërsa implementues është KCSF. Thirrja për aplikim është hapur më 26 gusht dhe afati i fundit për aplikim është data 30 shtator 2019. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori