LAJMI I FUNDIT:

KB Rahoveci fiton thellë ndaj Kastriotit në hapje të playoffit në Ligën e Parë (Video)

KB Rahoveci fiton thellë ndaj Kastriotit në hapje të playoffit në Ligën e Parë (Video)

KB Rahoveci ka shënuar fitore ndaj KB Kastriotit në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë me rezultat 100-68. Ishte kjo sfida e parë e gjysmëfinales së playoffit që vlen për inkuadrim në Superligë.

Sfida u zhvillua nga fillimi me koncentrim të lartë nga dyja skuadrat, ku edhe Kastrioti bëri mjaft rezistencë, në një pesëshe ku kishte edhe kadetë.

Duke parë mungesën e shtatgjatësisë në radhët e Kastriotit, trajneri Valentin Spaqi luajti vazhdimisht me ekip me tri lojtarë të gjatë, ku në mënyrë konstante minutat i ndanë Mustafë Merovci, Besnik Sharku e Driton Bajrami, ky i fundit i cili luajti më shumë në pjesën e parë dhe ku ishte i dalluar.

Duke parë shtatgjatësinë e skuadrës së tij dhe prezencën fizike në parket, Spaqi urdhëroi që ekipi nga starti me gjuajtje nga largësia, të zhvendoset nga çereku i dytë në lojë të koncentruar në trapez, ku primatin do të merrnin qendrat Bajrami, Sharku e Merovci.


Dhe kjo i funksionoi mjaft mirë KB Rahovecit, që krijoi epërsi prej 17 pikësh në fund të pjesës së parë, shkruan Telegrafi.

Në pjesën e dytë lojë të shkëlqyer shfaqën Besnik Sharku dhe Mustafë Merovci, të cilët ishin edhe koshashënuesit më të mirë të këtij takimi. Madje Sharku regjistroi edhe double double me statistika dyshifrore në pikë e kërcime.

Merovci ishte i saktë nga gjysmë-distanca sa herë kërkohej, teksa Alban Latifi ishte i sakt nga perimetri.

Arion Balluku kishte probleme me numrin 5 të Kastriotit, i cili bëri presion me mbrojtjen e tij, por Balluku sukseshëm arriti të hapë lojtarët e tij, duke krijuar hapësirë në trapez, aty ku ishin të pakapshëm rahovecianët.

Gjuajtjet e pasakta nga distanca për Kastriotin dhe loja e tyre jo konkrete, bëri që një lojtar nga nervoza të godasë topin e të marrë gabim teknik.

Nervoza u shkaktua nga mbrojtja fenomenale e KB Rahovecit, që me zonën e koncentruar në perimetër, i pamundësuan mysafirët të realizojnë gjuajtje të sigurta nga distanca, me ç’rast këto gjuajtje kontestuese, shumica, përfunduan në duart e qendrave rahoveciane. Teksa mysafirët me mbrojtjen e tyre “1 me 1” nuk treguan sukses, duke mos arritur të ndalin rahovecianët.

Tifozët rahovecianë të mbledhur me vetura private dhe shpenzimet private në tribuna në palestrën e Suharekës në mungesë të palestrës në Rahovec (në ndërtim që 10 vjet) në fund u gëzuan edhe me inkuadrimet e Berat Mullabazit dhe Halim Nurshabës, të cilët shfaqën lojë mjaft të mirë.

Rahoveci kështu avanson 1-0 me fitore ndaj Kastriotit, teksa në ndeshjen e ardhshme Rahoveci ka mundësinë të sigurojë finalen e playoffit. Ndeshja e ardhshme e dytë zhvillohet në Obiliç.


Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori