LAJMI I FUNDIT:

KB – Formacioni më i mirë i fazës grupore

KB – Formacioni më i mirë i fazës grupore

Faza grupore, si e tillë ishte e ndarë në tri rrethe, të cilat dallonin shumë nga njëra tjetra, për nga rëndësia dhe për nga fakti se çfarë ishte në lojë. Megjithatë, pa marrë parasysh golat dhe rezultatet, të kualifikuarit apo të eliminuarit, ka futbollistë të tillë që e kanë bërë diferencën në disa prej takimeve të para të këtij Botërori.

Në 48 ndeshjet e para të Botërorit, kemi parë futbollistët më të mirë të globit të luftojnë njëri ndaj tjetrit për lavdinë e kombit, me disa që kurrë nuk i kemi parë, ose të paktën nuk ua kemi dëgjuar emrin në të kaluarën. Le t’u hedhim një shikim më të mirëve të fazës grupore të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Formacioni më i mirë i fazës grupore (4-4-2):

Portier: Diego Benaglio (Zvicër)


Mbrojtës: Gregory van der Wiel (Holandë), Diego Lugano (Uruguai), Lucio (Brazil), Carlos Salcido (Meksikë)

Mesfushorë: Michael Bradley (SHBA), Keisuke Honda (Japoni), Mesut Ozil (Gjermani), Lionel Messi (Argjentinë)

Sulmues: Diego Forlan (Uruguai), David Villa (Spanjë)

Benaglio

Van der Wiel – Lugano – Lucio – Salcido

Bradley
Ozil – Honda
Messi

Villa – Forlan

/Telegrafi/