LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry vishet si pemë Krishtlindjesh

Katy Perry vishet si pemë Krishtlindjesh

Katy Perry është bërë mishërimi njerëzor i Krishtlindjeve këtë vit, duke u veshur si një pemë dhe duke u ushqyer me tortë në Festën e Këngës së Disney.

Këngëtarja, 36 vjeç, i këndoi “I’ll Be Home for Christmas” dhe këngës së saj “Cozy Little Christmas”, shoqëruar me tekst në pjesën e poshtme të ekranit për të kënduar së bashku me të, për ta ndjerë shpirtin festv.

Sigurisht që Katy kurrë nuk i lë gjërat përgjysmë, kështu që videoja gazmore fillon me veshjen e saj si një pemë e thjeshtë, e lidhur në majë të një makine që drejtohet për në shtëpi për tu zbukuruar.

Sapo të hyjë brenda, kostumi i pemës së Katy-t shihet nga koka te këmbët me zbukurime të shkëlqyera ndërsa filmi “Lady and the Tramp” po luan në një televizor pranë saj.

Katy shihet duke lëpirë buzët ndërsa dikush ha një biskotë Krishtlindjesh para saj, para se të ushqehet me tortë ndërsa përpiqet të vazhdojë të këndojë.

View this post on Instagram

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)


Krishtlindjet në familjen e Perry pa dyshim do të jenë jashtëzakonisht të veçanta këtë vit, pas ardhjes së fëmijës së parë të Katy me të fejuarin Orlando Bloom. /Telegrafi/