Katy Perry dhe Orlando Bloom shijojnë pushimet me vajzën e tyre

Ata kanë qenë duke shpenzuar kohën e tyre në Venice.
Dhe Katy Perry me Orlando Bloom sigurisht që janë fotografuar nga paparacit derisa po shijonin pushimet, shkruan Daily Mail.
Këngëtarja e njohur ani pse nuk ka shumë kohë që është bërë nënë, u pa me një formë të mirë trupore.

Ajo u vërejt duke mbajtur vajzën e tyre në krah, derisa po bëheshin gati për të shkuar në bregdet.
Ndërkaq, Orlando kishte vendosur të shfaq fizikun e tonifikuar, për të cilin stërvitet në palestër.

Çifti përndryshe u shfaqën tejet të lumtur në këtë paraqitje, derisa u vërejt dashuria që kanë mes njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































