LAJMI I FUNDIT:

Katundi – fshati i emigrantit të parë që po shkon drejt rrënimit

Katundi – fshati i emigrantit të parë që po shkon drejt rrënimit

Emigrimi masiv dhe largimi i të rinjve është kthyer në një shqetësim social gjatë viteve të fundit, teksa mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit.

Ky shqetësim e ka zanafillën që në fund të shekullit të XIX-të.


Euronews Albania shkoi në fshatin Katund në Korçë, nga ku udhëtoi dhe emigranti i parë shqiptar. Sot, ky fshat vuan mungesën e rinisë, ndërsa në total kanë mbetur vetëm katër familje.

Fshati Katund, aty ku lindi e jetoi At Nikolla Kristofori, emigranti i parë shqiptar në Amerikë, i quajtur ndryshe Kolombi shqiptar sot është “shkretuar” dhe nën harresë. Rruga është e amortizuar dhe për të mbërritur në këtë fshat duhen dy orë rrugë me kalë.

Sot Katundi numëron vetëm katër familje ndërkohë që dikur ka qenë një fshat i populluar e me tradita.

Sipas banorit Gaqo Peno, “mallkimi” i këtij fshati nisi në demokraci, atëherë kur njerëzit nisën të emigronin në zonat afër qytetit.

“Janë katër familje po e këta qe janë, janë kështu, venë e vinë gjatë beharit, vendas pak janë, 4 familje që rrinë gjithmonë. Keq të vjen shumë se ka qenë një fshat me tradita të vjetra dhe një fshat i mirë nga ana ekonomike por pastaj në kohën e demokracisë përfunduan, shkolla nuk kish më se njerëzit ikën, telefona në atë kohë nuk kishte fare, rrugët u prenë s’kishim me çfarë shkonim, por më kryesorja ishte shkolla. E unë që ika për shkak të shkollës për fëmijën e vogël”, u shpreh Gaqo Peno.

Jetesa në Katund është e vështirë, kjo për shkak të largësisë nga qyteti. Në rast se dikush sëmuret banorët e fshatit u duhet ta transportojnë me barelë drejt Korçës apo Ersekës.

“Në qoftë se një njeri do sëmuret e marrim me barelë, e çojmë në një fshat diku rreth 1 ore e gjysmë 2 orë me barelë, që ta çojmë në Korçë ose në Ersekë”, tha Koço Dono një tjetër banor.

Pyetur nga gazetari i Euronews Albania nëse ndonjë politikan ka shkuar ndonjëherë në këtë zonë një i moshuar i fshatit ironizon. Argëtimi? Vetëm rakia.

“Jo s’ka ardhur ndonjëherë këtu. Është larg këtu nuk vijnë dot se u lodhen këmbët”, tha Jani Dono

Ndërkaq derisa sytë e pushtetit lokal të kthehen drejt këtij fshati me histori e traditë ky vend do të vazhdojë të vuajë rrënimin.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori