LAJMI I FUNDIT:

Katër veprime për shputa seksi

Katër veprime për shputa seksi

Ecja non-stop i mundon shputat. Ndihmoju: mbath këpucë të përshtatshme me take të ulëta apo, edhe më mirë, atlete të cilat zbusin të rënat. Andaj, në një aheng të mirë mund të paraqitesh me këpucë mod¬erne, me taka shumë të larta, Për të vallëzuar pa problem tërë mbrëmjen shputat tuaja të lodhura, në prag të ahengut përmbaju këtyre këshilla tona...

Valbona Duga


1. LAJINI

Muskujt do të relaksohen, ndërkaq lëkura do të marrë lagështinë e nevojshme në qoftë se shputat i lani me ujë mjaft të ngrohtë. Kur të ftohet uji, shot edhe një herë ujë të ngrohtë. Kënaqu në atë larje 10 deri në 15 min.

2. FËRKOJINI

Për qarkullim të mirë të gjakut dhe për eliminim të lëkurës së vrazhdë, bëju një masazh shputave me ndonjë mjet për “peeling”. Rajonet në lëkurë më të shprehur vrazhdë fërkoji me mjet më të fortë.

3. STIMULOJINI
Maska për shputa? Përse jo? Këpucët e rënda dhe çizmet e femrave shkaktojnë djersitje të shtuar. Njëkohësisht lëkura thahet. Ndihma e shpejtë: maska e rëndomtë për fytyrë për pastrim të thellë dhe për njomje të lëkurës.

4. QETËSOJI

Dhe në fund, qitu pak sprej freskues, pastaj kremin hidrant dhe këmbët tuaja do të jenë të gatshme për vallëzim deri në mëngjes.