LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur nga të shtënat në periferi të Atlantës – mesin e tyre një polic dhe i dyshuari

Katër të vdekur nga të shtënat në periferi të Atlantës – mesin e tyre një polic dhe i dyshuari

Një oficer policie dhe dy persona të tjerë vdiqën nga të shtënat me armë zjarri në Rex, Georgia, njoftuan autoritetet e Clayton County. Është vrarë edhe i dyshuari.

Dy gra, oficeri i policisë dhe një i dyshuar u vranë, tha shefi i policisë së qarkut Clayton, Kevin Roberts në një konferencë shtypi.

“Policët kishin arritur në vendngjarje duke u përpjekur të gjenin të miturën dhe t’i jepnin ndihmë viktimës femër. Gjatë përpjekjes për të gjetur viktimën e mitur dhe për t’i ofruar ndihmë, policët u ballafaquan me sulmuesin”, njoftoi departamenti i policisë.


Një i dyshuar u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë, njoftoi departamenti i policisë, raporton cnn.

Departamenti i policisë identifikoi oficerin e trajnimit si Henry Laxson. Një oficer i dytë i Clayton County, i identifikuar si Alex Chandler, u qëllua në dorë. Gjithashtu edhe një grua është në gjendje kritike pas plagosjes.

Emrat e viktimave të tjera nuk bëhen të ditur derisa të kontaktohen të afërmit, njoftoi departamenti i policisë. Rex është rreth 20 milje në juglindje të Atlantës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori