Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Shtime, si pasojë katër persona kanë ndërruar jetë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën", ka deklaruar Veseli.

Tutje tha se vdekjen e kanë konfirmuar mjekët në vendin e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të Emergjencave, po ashtu Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor.

Sipas video-incizimeve të shpërndara në rrjetet sociale, shihen veturat që kanë përfunduar dhjetra metra jashtë aksit rrugor.

Pamjet tregojnë edhe njerëz të shtrirë në tokë si dhe qytetarë përreth veturave të aksidentuara. /Telegrafi/

332780041 532394142091514 6759471437469575895 n 1

332381397 1271455357114058 8238198369631751147 n

332878256 1185304888789523 2754864558226573915 n

332286293 749856786669561 8246453022629425205 n