Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar nga orët e hershme të mëngjesit në disa qytete të Kosovës, me qëllim goditjen e rrjeteve të trafikimit të narkotikëve.

Operacioni po realizohet nga njësitet për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë.


Gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të ndaluara që lidhen me substanca narkotike. Të arrestuarit janë: P.N, S.L, si dhe dy vëllezërit E.V dhe A.V nga Peja.

Burime nga hetuesia bëjnë të ditur se njëri nga të arrestuarit, Andi Vokshi, në të kaluarën ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për shitje të substancave të llojit heroinë.

Operacioni është ende në zhvillim dhe priten arrestime të tjera apo konfiskime të materialeve të paligjshme./Telegrafi/