LAJMI I FUNDIT:

Katër sekretet e William dhe Kate për një martesë të lumtur

Katër sekretet e William dhe Kate për një martesë të lumtur

Middleton dhe Princi William festojnë 10 vite martesë. Ata u martuan në një ceremoni që e pa gjithë bota më 29 prill të vitit 2011 dhe që atëherë kanë një jetë publike, me shumë evente zyrtare, por kanë mbetur ekstremisht të rezervuar për sa i përket martesës së tyre

Dhe familja Cambridge nuk mund të ishte më e lumtur; prindër të tre fëmijëve, George, Charlotte dhe Louis, jeta e tyre martesore është perfekte në sytë e shumë njerëzve.


Me siguri, si të gjitha çiftet, edhe William dhe Kate kanë ulje-ngritjet e tyre, por së bashku ia kanë dalë të superojnë çdo pengesë dhe të qëndrojnë të bashkuar. Dhe 4 sekretet e martesës së tyre janë…

Ata e dinin se do të ishin së bashku përgjithmonë

William dhe Kate po jetojnë të lumtur jetën e tyre, por ka pasur një moment kur dukej se rrugët e tyre mund të ndaheshin. Pas disa vitesh marrëdhënie, William dhe Kate u ndanë në vitin 2007. Ndarja e tyre zgjati vetëm disa muaj, por kjo i ndihmoi të kuptonin se çfarë donin nga njëri-tjetri.

Në librin e saj të ri, ‘Kate: The Future Queen’, ekspertja mbretërore Katie Nicholl, ka zbuluar se çifti bëri një pakt, menjëherë mbasi ku kthyen së bashku. Ndërsa ishin në ishullin Desroches në Seychelles për të kaluar ca kohë bashkë, William i premtoi Kate se lidhja e tyre do të ishte përgjithmonë.

“Për herë të parë ata folën seriozisht për martesë dhe me oqeanin para syve nën qiellin e natës, bënë një marrëveshje. Duket se Princi William e siguroi Kate për të ardhmen e tyre, duke i premtuar asaj se një ditë do të martoheshin”.

Sipas ekspertes, ky pakt ishte thelbësor për marrëdhënien e tyre sepse largoi presionin, duke u dhënë të dyve një siguri për të ardhmen.

Mbështesin njëri-tjetrin

Në një videotelefonatë me prindër dhe mësues nga Roe Green Junior School e Brent, Kate i ka dhënë meritat burrit të saj të dashur si mbështetja më e madhe gjatë këtij viti të pandemisë së Covid. Ai ka bërë të njëjtën gjë edhe gjatë viteve kur Kate ndiqte qëllime individuale të cilat nuk kishin lidhje me familjen mbretërore, si në rastin kur Dukesha e Cambridge punonte në biznesin familjar.

Kanë gjetur ekuilibrin

William dhe Kate festojnë 10 vite martesë në një periudhë veçanërisht të vështirë. Jo vetëm pandemia e coronavirus, por edhe historia e dhimbshme e Harry dhe ‘Megxit’. Sidoqoftë, William dhe Kate ndihen mirë nga fakti se kanë gjetur ekuilibrin e duhur në marrëdhënien e tyre.

Janë të dy shumë konkurrues

Një dozë pikante që i jep çiftit diçka shtesë është aftësia e tyre konkurruese. Ata kënaqen duke luajtur tenis, golf dhe e jetojnë edhe në përditshmëri këtë garë, shkrua Living.

Një burim pranë familjes mbretërore është shprehur: “Ata gjithmonë bëjnë shaka miqësore me njëri-tjetrin. Por e dinë që janë në një anë. Janë pjesë e të njëjtit ekip dhe së bashku janë të pamposhtur”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori