Katër pijet që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës
Lëngjet e frutave të pasionit, shegës, portokallit dhe mandarinës, janë të pasura me kalium, i cili luan një rol të madh në rregullimin e presionit të gjakut dhe për një zemër të shëndetshme, ndërsa sipas Medical News Today, këto pije mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Nëse nuk trajtohet, hipertensioni (shtypja e lartë i gjakut) ngarkon enët e gjakut, zemrën dhe organet e tjera, si trurin, veshkat dhe sytë. Gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një sërë gjendjesh shëndetësore serioze dhe potencialisht fatale. Sëmundjet e zemrës, sulmet në zemër, goditjet në tru dhe dështimi i zemrës – janë vetëm disa prej tyre.
Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, dy minerale luajnë një rol të madh në rregullimin e presionit të gjakut dhe për një zemër të shëndetshme – natriumi dhe kaliumi.
Në këtë drejtim, sipas Medical News Today, katër pije frutash janë plot me mineralet e lartpërmendura dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Këto janë lëngjet e frutave të freskëta të pasionit, shegës, portokallit dhe mandarinës. Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, ushqime të tjera të pasura me kalium përfshijnë frutat e thata, fasulet, thjerrëzat, patatet, spinaqi, brokoli, avokado, mishi i pulës, salmoni, bajamet etj.
Ata gjithashtu theksojnë se plani më i mirë i dietës për uljen e presionit të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës, është ai që pasqyron dietën mesdhetare.
Gjumi gjithashtu thuhet se luan një rol të madh në shëndetin e zemrës, pasi gjumi i pakët ose i tepërt lidhet me sëmundjet e zemrës dhe mund të ndikojë negativisht në faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian