LAJMI I FUNDIT:

KATËR JORKSHAJRMENËT

KATËR JORKSHAJRMENËT

Ky skeç është shkruar më 1967, ndërsa për herë të parë është shfaqur në ITV nën interpretimin e autorëve. Skeçi jepet më vonë nëpër teatro nga anëtarët e grupit që bëri revolucion në konceptet e komedisë – “Monty Python” (Graham Chapman, John Cleese, Terry Gilliam, Eric Idle, Terry Jones dhe Michael Palin). Me stilin sa të zi aq surreal dhe absurd, si dhe lojën dhe tekstet unike, “Monty Python” e ndryshuan përgjithmonë humorin – ashtu siç “The Beatles” e ndryshuan muzikën botërore.

Nga: Tim Brooke-Taylor, John Cleese, Graham Chapman dhe Marty Feldman 

Përktheu: Agron Shala


Skena: Katër burra të veshur në kostume (nga krahina Jorkshajr në veri të Anglisë), të ulur bashkë në një tavolinë në një resort turistik. Kënga “‘Aloha Oe (Farewell to Thee)” luhet në sfond me ukulelen havaiane.

JORKSHAJRMENI I PARË:

Ah, pjatë e kënaqshme, mjaft e kënaqshme…

JORKSHAJRMENI I DYTË:

S’ka gjë më të mirë se një gotë e verës “Chateau de Chasselas”, apo jo Xhosia?

JORKSHAJRMENI I TRETË:

Ke të drejtë, Obedia.

JORKSHAJRMENI I KATËRT:

Eh, kush do ta mendonte 30 vjet më parë se do të rrinim ulur këtu, duke pirë “Chateau de Chasselas”?

JORKSHAJRMENI I PARË:

Po. Atëherë do të ishim të lumtur po ta kishim një filxhan çaj.

JORKSHAJRMENI I DYTË:

Një filxhan çaji të ftohtë.

JORKSHAJRMENI I KATËRT:

Pa qumësht apo sheqer.

JORKSHAJRMENI I TRETË:

Apo çaj.

JORKSHAJRMENI I PARË:

Në një filxhan të ndytë e të thyer.

JORKSHAJRMENI I KATËRT:

Oh, po ne kurrë nuk kishim filxhan. Kemi pirë nga gazetat e mbështjella si hinkë.

JORKSHAJRMENI I DYTË:

Më e mira që mund të kishim ishte ta thithnim nga një leckë të lagtë.

JORKSHAJRMENI I TRETË:

Por, siç e dini, ishim të lumtur atë kohë, edhe pse ishim shumë të varfër.

JORKSHAJRMENI I PARË:

Sepse ishim të varfër. Plaku më thoshte: “Bir, paraja nuk ta blen lumturinë”.

JORKSHAJRMENI I KATËRT:

Po, kishte të drejtë.

JORKSHAJRMENI I PARË:

Po pra.

JORKSHAJRMENI I KATËRT:

Isha më i lumtur atëherë kur nuk kisha asgjë. Kemi jetuar në një shtëpi të vogël, të vjetër e me vrima të mëdha në kulm.

JORKSHAJRMENI I DYTË:

Shtëpi? Kishit fat me shtëpi! Ne jetonim në një dhomë, 26 nga ne, pa asnjë mobile. Gjysma e dyshemesë mungonte dhe ne mbërtheheshim në një qoshe nga frika se do të binim.

JORKSHAJRMENI I TRETË:

Eh, kishit fat me dhomën! Ne jetonim në korridor.

JORKSHAJRMENI I PARË:

Oh, po ne ëndërronim të jetonim në korridor. Do të ishte si një pallat për ne. Jetonim në një rezervuar të vjetër uji në një deponi të mbeturinave. Zgjoheshim çdo mëngjes duke na hedhur peshq të prishur. Shtëpi? Hëh!

JORKSHAJRMENI I KATËRT:

Epo, kur them ‘shtëpi’ ishte veç një gropë në tokë e mbuluar me shtresë najloni, por ishte shtëpi për ne.

JORKSHAJRMENI I DYTË:

Neve na dëbuan nga gropa në tokë, ndaj duhej të jetonim në liqen.

JORKSHAJRMENI I TRETË:

Kishit fat që kishit liqen. Ishim 150 prej nesh që jetonim në një kuti të vogël kartoni në mes të rrugës.

JORKSHAJRMENI I PARË:

Kuti kartoni?

JORKSHAJRMENI I TRETË:

Po.

JORKSHAJRMENI I PARË:

Ishit me fat. Ne jetuam për tre muaj në një qese letre në një rezervuar septik. Është dashur të çohemi në orën gjashtë të mëngjesit, ta pastrojmë qesen e letrës, të hamë një kore buke bajat, të shkojmë të punojmë çdo javë në mulli për katërmbëdhjetë orë në ditë, për gjashtë peni në javë dhe, kur ktheheshim në shtëpi, babai na fuste në gjumë duke na rrahur me rrip.

JORKSHAJRMENI I DYTË:

Luks. Ne duhej të dilnim nga liqeni në orën gjashtë të mëngjesit, ta pastronim liqenin, të hanim një grusht të ngrohtë zhavorri, të punojmë njëzet orë në ditë në mulli për dy peni në muaj, të kthehemi në shtëpi ku babai do të na fuste në gjumë duke na rrahur në kokë e qafë me shishe të thyer, nëse kishim fat!

JORKSHAJRMENI I TRETË:

Epo, natyrisht se e kishim jetën të vështirë. Duhej të zgjoheshim nga kutia në orën 12 të natës dhe ta pastronim rrugën me gjuhë. Kafshonim ca copa zhavorri të ftohtë, punonim 24 orë në ditë në mulli për gjashtë peni çdo katër vjet dhe kur ktheheshim në shtëpi babai na priste në dysh me një thikë buke.

JORKSHAJRMENI I KATËRT:

Mirë pra. Duhej të zgjohesha në mëngjes në orën dhjetë të natës, gjysmë ore para se të shkoja në shtrat, të pija një filxhan me acid sulfurik, të punoja njëzet e nëntë orë në ditë në mulli dhe ta paguaja pronarin e mullirit për lejen për të shkuar në punë dhe kur kthehesha në shtëpi, babai dhe nëna na vrisnin dhe vallëzonin mbi varret tona duke kënduar “Hallelujah”!

JORKSHAJRMENI I PARË:

Po t’u thuash këtë të rinjve të sotëm nuk do ta besonin.

TË GJITHË:

Jo, jo, nuk do të besonin.

“Katër Jorkshajrmenët”, nën interpretimin e anëtarëve të grupit Monty Python: Terry Jones, Eric Idle, Graham Chapman dhe Michael Palin (viti 1982)

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Fjala+
Kalo në kategori