Katër fluturime dhe udhëtim 24 orësh me tren, eksperienca e çmendur e babait me të birin drejt Baku për ndeshjen e Chelseat në Ligën e Evropës

Tifozët e futbollit janë të njohur për largësitë ekstreme që udhëtojnë për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës, por pak kush do të udhëtonte si tifozët e Chelseat, Jake Ralph dhe Kevin Cobb.
Jake, 27 vjeç dhe Kevin, 59 vjeç, janë tifozë të dëshpëruar me koston e shikimit të finales së Ligës së Evropës në Baku të Azerbajxhanit sepse opsionet zyrtare ishin shumë të shtrenjta, pothuajse 1,000 mijë euro.
Në vend të kësaj, babai Kevin dhe djali Jake kanë vendosur të bëjnë rrugën e tyre për ndeshjen e 29 majit me destinacionin i cili përfshinë 5,571 kilometra.

Opsioni më i lirë aktualisht i disponueshëm në SkyScanner.net liston një fluturim tre ditorë me një ndalesë në Doha, çmimi i cili do të jetë 900 euro, por dyshja angleze do të bëjnë një udhëtim tetë ditor.
“]
Cobbs u nisën nga Londra të martën mbrëma duke mbërritur në Stamboll. Të mërkurën ata kaluan ditën në kryeqytetin turk para se të udhëtonin për në Ankara, fluturim i cili zgjat një orë.

Pastaj vjen periudha më e pabesueshme e udhëtimit. Ata do të hipin në Dogu Express në Ankara të enjten mbrëma (sot) dhe do të udhëtojnë deri në Kars të Turqisë lindore, një udhëtim 24 orësh me tren që zgjat 1,310 kilometra.
Ata kanë rezervuar karrige të veçanta të gjumit gjatë udhëtimit, që kushtojnë afro 30 euro për dy persona, shumë kjo që është sa gjysma e shumës që Jake do të paguante një biletë ditore për të shkuar në punën.
Jake dhe Kevin pasi të zbresin në Kras do të lëvizin menjëherë për në Tsiblisi të Gjeorgjisë me taksi, përpara se të kalojnë fundjavën atje me tifozët e tjerë të Chelseat.
Ata do të udhëtojnë gjatë natës nga kryeqyteti gjeorgjian përsëri me tren duke mbërritur në Baku dy ditë të plota përpara ndeshjes.

Kur u pyetën se pse ata vendosën të udhëtonin në këtë mënyrë, Jake tha për Sportsmail: “Ne donim të bënim pak aventurë duke vizituar Bakun dhe qytetet e tjera. Ky udhëtim ndodh një herë në jetë, por edhe ky opsion kishte koston më të ulët”.
“Nga 1000 euro sa ishte çmimi zyrtar neve ky përjetim i çmendur na kushtoi 500 euro për secilin duke përfshirë gjithë eksperiencën”.
Jake si tifozë ka shikuar 53 ndeshje gjatë këtij sezonit dhe 677 në gjithë jetë, ndërsa babai i tij thotë se ka shikuar ndoshta dy herë më shumë. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit