Vetëm pas katër ditësh të fillimit të vitit të ri shkollor 2024/25, një shkollë fillore e mesme e ulët në kryeqytet ia fillon mësimit me vetëm dy orë mësimore për klasat e ulëta.
Në SHFMU “Ismail Qemaili” sot është zhvilluar ora mësimore me vetëm dy orë. Kjo për shkak se është ndalur uji në shkollë dhe drejtoria e shkollës ka njoftuar në mëngjes se për shkak të higjienës dhe shëndetit nxënësit duhet liruar më herët.
Ky njoftim ka shkuar edhe për klasat e ulëta që zhvillohet mësimi pasdite, por prindërit u acaruan momentin që drejtoria e shkollës njoftimet i ndryshonte minutë pas minute.
Shumica prej prindërve kanë dërguar nxënësit pa libra dhe pa ushqim, e madje ata që ishin në orar të punës nuk kishin mundësi të shkonin të merrnin fëmijët e tyre dhe kanë lajmëruar mësimdhënësit se nuk do t’i dërgojnë në shkollë.
Drejtoria e shkollës ka njoftuar se për shkak që pas pushimit të gjatë fëmijët shfrytëzojnë banjat, është e pamundur mbajtja e procesit mësimor. Gjithashtu, ka rekomanduar prindërit të mos lejojnë nxënësit t’i përdorin banjat.
“Për shkak të mungesës së ujit në ndërrimin e parë (paradites), sot më 05.09.2024, nxënësit do të lëshohen në ora 9:05. Sqarim: për shkak se pas pushimit të gjatë fëmijët e shfrytëzojnë banjën, prandaj është e pamundur mbajtja e procesit mësimor dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së nxënësve! Ky njoftim po ashtu vlen edhe për ndërrimin e pasdites (0-5) në rast se nuk vjen uji deri ora 12:00 edhe nxënësit e pasdites do të mbajnë dy orët e para edhe pas pushimit të gjatë duhet të lirohen. Mos i lejoni nxënësit që t’i përdorin banjat gjatë daljes,” kanë njoftuar mësuesit prindërit përmes kësaj komunikate.
Pas këtij njoftimi, drejtoria ka dërguar një komunikatë tjetër, vetëm 20 minuta para se të fillojë mësimi, duke thënë se uji ka ardhur dhe tani procesi mësimor për ndërrimin e dytë do të vazhdojë me orar të rregullt.
“Për shkak të ardhjes së ujit, procesi mësimor për ndërrimin e dytë vazhdon me orar të rregullt,” ka lajmëruar drejtoria.
Ndërkohë, zëdhënësja e kompanisë rajonale “Ujësjellësi”, Arjeta Mjeku në një përgjigje me shkrim rreth orës, 12:47 ka theksuar se ka pasur disa probleme me pompa dhe ka filluar të stabilizohet furnizimi me ujë.
“Furnizimi me ujë ka filluar te stabilizohet, pasi qe kishim ca probleme ne pompa. Tash jemi duke furnizuar me kapacitet maksimal dhe shpejt stabilizohet, brenda orës”, ka thënë Mjeku për KosovaPress.
Ekipi i KosovaPress, ka vizituar shkollën “Ismail Qemaili” dhe ka tentuar të merr një përgjigje nga drejtoresha e shkollës, por e njëjta nuk ka dëshiruar të prononcohet.
Edhe pse disa nga prindërit u ankuan dhe treguan se kanë dërguar fëmijët pa libra dhe pa ushqim, të njëjtin nuk dëshiruan të flasin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nis transformimi i sheshit “Xhorxh Bush” – projekti prej 18 milionë euro do të përfundojë brenda 240 ditëve

Shuhet zjarri në Veternik, kishte kapluar edhe Emshirin

Rama: Gratë shqiptare kanë qenë shtylla e identitetit dhe kulturës sonë, duke e ruajtur gjuhën dhe traditën brez pas brezi

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa