Kate Middleton , ka një koleksion të madh stolish, përfshirë unaza, byzylykë dhe gjerdan.

Dukesha e Kembrixhit gjithashtu do të shtojë një karficë zbukurimi në veshjen e saj në raste të veçanta.

Kur çifti mbretëror vizitoi Skocinë në ditën e tyre të dytë të turneut mbretëror, Kate vendosi vathët e saj me safir të cilët më parë i përkisnin Princeshës Diana .

Kate ka qasje në koleksionin e xhevahireve të Mbretëreshës dhe pjesët e trashëguara nga nëna e Princit William, Diana.

Qëkur u bë një pjesë e Familjes Mbretërore në 2011, Kate është munduar t’iu përshtatur aksesorëve dhe veshjeve të saj në vendet që po viziton.

Reklama

Kur vizitoi Skocinë këtë muaj, Dukesha veshi një pallto blu e cila përputhet me flamurin Skocez. Për aksesorët, Kate vendosi një maskë fytyre me lule blu, si dhe vathët e saj sentimentalë safir. /Telegrafi/

Reklama