LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton shkëlqen në fustan të kuq i cili ia shfaqë shpatullat (Foto)

Kate Middleton shkëlqen në fustan të kuq i cili ia shfaqë shpatullat (Foto)

Kate Middleton ka qenë hiti i kësaj vere, duke pushtuar stilin veror të këtij viti me kombinimet e saja fantastike.

Por Dukesha e Kembrixhit, të mërkurën është shfaqur me një stil tjetër unik gjatë vizitës së saj shtetërore në Gjermani.

Në Rezidencën e Ambasadorit në Berlin, Kate ka debutuar me një fustan të ndritshëm të kuq, nga shtëpia britanike e modës Alexander McQueen.

Në foto mund të shihet se Dukeshës padyshim i ka pëlqyer  fustani i saj i cili ia shfaqte shpatullat, e kjo mund të shihet në buzëqeshjet e saja. /Telegrafi/