LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton në ngjyra vjeshte: Për dukjen e saj të gjithë po flasin!

Kate Middleton në ngjyra vjeshte: Për dukjen e saj të gjithë po flasin!

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka vizituar Muzeun natyror në Londër

Fotografët kanë publikuar fotot e saj, ndërkaq kritikët e modës janë ngazëllyer kur kanë parë çfarë ka veshur Kate, transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë, ajo është shfaqur në edicion me rroba të shtrenjta të cilat bartin nënshkrimin e brendëve të famshëm.

E njohur për modestinë e saj, kur është fjala për veshjen, Kate këtë herë ka dalë nga korniza, mirëpo kjo gjë adhuruesit e saj nuk i ka penguar.

View this post on Instagram

A post shared by Kate Middleton Blog (@fromberkshiretobuckingham) on Oct 9, 2019 at 4:35pm PDT

Ajo ka pasur të veshur pantallona valëvitës ngjyrë të gjelbër ulliri dhe fanellën me fyt me dezen të mrekullueshëm.

Në duar ka bartur çantën e shtrenjtë Chanel në vlerë prej më shumë se 3.000 dollarësh, ndërsa ka mbathur këpucë ngjyrë të njëjtë me çmim të ngjashëm.

Kate së shpejti bashkë me Princin William do të shkojë në udhëtim zyrtar në Pakistan, andaj pritet që stilin e ri edhe atje ta tregojë. /Telegrafi/