LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton kthehet në detyrat mbretërore pas karantinimit me një veshje të rehatshme

Kate Middleton kthehet në detyrat mbretërore pas karantinimit me një veshje të rehatshme
Kate Middleton (Foto: Aaron Chown - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Pas disa javësh me thirrje në Zoom, Dukesha e Kembrixhit është rikthyer të kryejë personalisht detyrat e saj mbretërore.

Nëna e tre fëmijëve zgjodhi një veshje të rehatshme për një vizitë në kopshtin Norfolk Fakenham.


Kate Middleton (Foto: Aaron Chown – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Middleton kishte veshur një jelek nga Fjallraven, xhinse të zeza, atlete jeshile nga Superga, dhe një nga këmishat e saj  nga Jaeger (ajo së e pari kishte veshur në publik në Chelsea Flower Show në 2019), ajo pamjen e përfundoi me stilin e flokëve të saj gjysmë të kapura, gjysmë të lëshuara.

Kate Middleton (Foto: Aaron Chown – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Kate përndryshe gjithmonë e ka vëmendjen e të gjithëve kur bëhet fjalë për modën, pasi shpesh me veshjet e saj ajo cakton se cilat janë trendet e radhës. /Telegrafi/