LAJMI I FUNDIT:

Kate Beckinsale inatoset kur njerëzit mendojnë se ajo ka botoks

Kate Beckinsale inatoset kur njerëzit mendojnë se ajo ka botoks

Aktorja 47 vjeçare ka treguar të dielën se ajo “tërbohet” kur njerëzit supozojnë se ajo ka shkuar nën thikë.

“Unë nuk kam pasur ndonjë operacion plastik”, i tha ajo Sunday Times.

“Nuk jam kundër njerëzve që kanë, por unë inatosem. Është një lloj miti se unë kam bërë operacione, teksa unë nuk kam bërë”.

Aktorja e “Underworld” e trashëgoi bukurinë e saj pa mbushje nga nëna e saj, e cila është aq “e dyshimtë” për trajtimet kozmetike, saqë “nuk do të bënte as një trajtim fytyre”.

“Jam e frikësuar nga paralizimi i fytyrës. Zëri i nënës sime është në kokën time, shumë i lartë, në çdo kohë”, shpjegoi aktorja, duke shtuar se as nuk është tunduar kurrë të provojë injeksione.

“Unë e di nëse do të bëja botoks, do të isha ajo që do të pasonte me një sy të varur dhe mamaja ime do të thoshte, ‘Unë të kam thënë! E sheh? Kurrë nuk duhet ta bësh atë’”.

Duket se gjenet e mira janë një dhuratë që Kate e vlerëson në maksimum. /Telegrafi/