Kate Beckinsale fshihet pas fotove, por tregon realitetin e humbjes së peshës dhe sëmundjes

Aktorja e njohur, Kate Beckinsale, ka reaguar ndaj komenteve të fansave lidhur me ndryshimin e dukshëm në peshë.
Së fundmi, ajo publikoi disa foto me bikini në Instagram, por postimi u fshi më pas pas reagimeve të ndryshme.
Një ndjekës i shkroi ashpër se ajo “nuk duket mirë” dhe se sipas tij “ka një problem dhe i duhet ndihmë”.

Beckinsale iu përgjigj në mënyrë indirekte, duke shpjeguar në përshkrimin e postimit se fotoja nuk përfaqëson gjendjen e saj reale, por është një moment i shkurtër pushimi nga vështirësitë që po përballet.

Disa fansa shprehën shqetësim dhe mbështetje për të, ndërsa një tjetër i kujtoi njerëzve që të mos flasin për peshën e saj, pasi nuk dinë çfarë po kalon në jetën e saj, duke e krahasuar me ikonën Audrey Hepburn.

Kate ka qenë më parë e hapur lidhur me humbjen në peshë, ku ka thënë se kjo lidhet me stresin dhe dhimbjen pas vdekjes së babait të saj dhe diagnozës së rëndë të mamasë së saj me kancer.
Më parë gjatë vitit 2024, Beckinsale u shtrua në spital për shkak të një sëmundjeje të panjohur, që më vonë ajo e zbuloi se ishte shkaktuar nga një vrimë në ezofag.

Në përgjithësi, aktorja po përballet me sfida personale dhe shëndetësore, ndërsa merr mbështetje nga fansat dhe u përgjigjet kritikave në mënyrë të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/











































