LAJMI I FUNDIT:

Kastrati i PDK-së: Pushteti t’i kalojë inatet politike, të paktën për fëmijët

Kastrati i PDK-së: Pushteti t’i kalojë inatet politike, të paktën për fëmijët

Ardian Kastrati nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë fjalës së tij në Komisionin për Arsim ka thënë se ndihet i turpëruar kur e sheh shumicën në pushtet (deputetët e LVV-së) para njerëzve që kanë përvojë pune 30-40 vjet, duke iu referuar përfaqësuesve të Këshillit Grevistë.

Kastrati tutje tha se përfaqësuesve të Sindikatës po “iu dridhen duart”, e që sipas tij do duhej të ishte e kundërta.


“Ndihem goxha i turpëruar sot kur shoh shumicën e pushtetit, që para njerëzve që kanë 30-40 përvojë pune, dhe ata që kanë kaluar vitet 90-99, me diskutu se kush ka faj, e kush jo”, ka thënë Kastrati.

Ai po ashtu tha se pushteti aktual duhet t’i kalojë inatet politike “të paktën për ata fëmijë”.

Deputeti i PDK-së po ashtu tha se përderisa mësuesit marrin 390 apo 440 euro rrogë, sipas tij deputetët në këtë komision marrin 160 euro.

“ Njerëzve para nesh iu dridhen duart, këta e përfaqësojnë anëtarësinë e vet. Anëtarësia e tyre merr rroga prej 390 deri 440 euro, kurse këta këtu krejt veç sot për këto pallavra duke mbrojt qeverinë i marrin 160 euro për komision. Kjo është banalizimi më i madh që bëhet këtu. Gola ti më befasova. Ai populli nuk mund të ndahet në popullin e shumicës dhe ai i pakicës. Këta e përfaqësojnë anëtarësinë. Ne duhet t’i kalojmë inatet politike, të paktën për ata fëmijë. Ju ftoj që mos të kërkoni të vërteta absolute në emër të popullit të shumicës dhe në emër të atyre numrave 50 për qind…rrezikimi i tyre me emër e mbiemër duke i bërë tabelë shitje, se po flasim para kamerave nuk është çështje hajgare është çështje sigurie. Ne vazhdojmë me i marr për këtë komision 160 euro, e vazhdojmë me i marr 2000 euro rrogë, e këta 390 deri 440 euro”, ka thënë Kastrati.

Ai po ashtu tha se fati i mësuesve është që historia iu ka caktu një rol, e roli i tyre sipas tij është i sakrificës.

“Problemi është të mësuesi, vaji është shtrenjtuar, mielli, transporti publik sepse këta shkon ëme autobusë në punë e jo me makina si ne. Se kuptoj çka ka ky kryeministër…po flasim për një kategori që nëntë muaj ju ka kërcit nderë. Paga është standard ligjorë, këta e kanë këtë pagë, e këtë nuk kanë punë tjetër profitabile. Fati i tyre, është që historia iu ka caktu një rol e roli i tyre është i sakrificës”, ka thënë ndër të tjera, deputeti i PDK-së, Kastrati. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori