LAJMI I FUNDIT:

Kasami-Zhbogarit: Duhet të kemi Maqedoni të barabartë

Kasami-Zhbogarit: Duhet të kemi Maqedoni të barabartë

Sot, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Në këtë takim u diskutua për aktualitetet politike dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kasami është shprehur për një Maqedoni të barabartë për të gjithë, dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.


Zhbogar u informua se për Lëvizjen Besa, kërkesa e Gjorgje Ivanov, që të ketë garanca me shkrim nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët, krijon një praktik të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe në veçanti për avancimin e mëtutjeshëm të të drejtave etnike të shqiptarëve./Telegrafi/