LAJMI I FUNDIT:

Kasami-Zannier: Është mjaft e rëndësishme funksionimi i institucioneve shtetërore

Kasami-Zannier: Është mjaft e rëndësishme funksionimi i institucioneve shtetërore

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesën e Lëvizjes Besa thuhet se Kasami në takim ka shprehur qëndrimet lidhur me atë se sa e rëndësishme është funksionimi i institucioneve dhe që politikanët sa më shpejtë të reflektojnë në zgjidhjen e krizës politike, kushtetuese dhe institucionale.


Nga Lëvizja Besa thonë se do të mbeten në drejtim të daljes nga kriza dhe kthimit të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/