LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Sot do të komunikoj me Ziadin Selën

Kasami: Sot do të komunikoj me Ziadin Selën

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasami, i pyetur në lidhje me koalicionimet e mundshmet për rrethinë e dytë tha se sot do të zhvilloj një bisedë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Sot do të komunikoj edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selën, që të fillojmë bisedimet dhe t’i konkretizojmë mundësitë e bashkëpunimit për balotazh që në të gjithë ato komuna ku ne shkojmë të mund të maksimizojmë rezultatin e zgjedhjeve”, deklaroi Kasami pas takimit me Ramën.

Ndryshe, sa i përket rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale sipas paralajmërimeve të deritanishme të zyrtarëve të Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët pritet të ketë bashkëpunim në disa komuna, në të cilat do të votohet edhe një herë më 29 tetor.