LAJMI I FUNDIT:

Kasami për transportin publik: Në fund të majit autobusët kthehen në qarkullim

Kasami për transportin publik: Në fund të majit autobusët kthehen në qarkullim

U premtua se për dy javë transporti publik në Tetovë do të jetë në funksion, por kjo nuk u bë as për dy muaj. Kryetari i komunës Bilall Kasami thotë se është e vështirë për t’u shpjeguar, por sipas tij autobusët kanë qarkulluar nga një kompani fantazmë.

“Është vështirë t’i sqarosh opinionit se në Tetovë, kanë qarkulluar autobusë të një kompanie fantome. Pra, nuk ka pasur plotësim të kushteve në bazë ligjore, e që tani jemi në implementim të këtyre rregullativave, që nënkupton regjistrimi i kompanisë, punësimet, marrjen e licencave adekuate, regjistrimin dhe sigurimin e autobusëve dhe udhëtarëve, pra kushte elementare që kjo ndërmarrje të funksionojë në shërbim të qytetarëve”, tha Bilall Kasami.


Kasami shpreson se deri në fund të muajt maj autobusët do të vihen në funksion.

“Shpresojmë se në bashkëpunimin edhe me institucionet tjera deri ka fundi i muajt maj t’i vëmë në funksion, nuk varet gjithçka nga komuna e Tetovës”, shtoi Kasami.

Por drejtori i ndërmarrjes “Tetova transport”, Rafiz Medija, para dy muajsh tha se për dy jave pritet transporti publik të aktivizohet.

“Ne presim edhe prej ministrisë së informatikës edhe shoqërisë përgjigje për punësime në ndërmarrje dhe deri sa të na japin ata përgjigje ne nuk mund të fillojmë me punë dhe tash presim përgjigje nga ata edhe jemi peng të atyre. Ministria na ka konfirmuar në email se na kanë pranuar planin për punësime, por nuk na ka arritur. E kanë lëshuar me postë s’na ka arritur , brenda dy javësh do të fillojë edhe transporti”, tha Rafiz Medija nga “Tetova transport”.

Autobusët në Tetovë nisën qarkullimin në muajin shtator të vitit që lamë pas, por pas ardhjes së Kasamit u ndërpre me arsyetim se nuk ka të punësuar. Autobusët tani po qëndrojnë në parking, ndërsa blerja e tyre komunës i ka kushtuar 1.2 milion euro./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori